Connect with us

Aktuale

Çka u tha pas nënshkrimit të marrëveshjes për autostradën e re

Published

on

Është nënshkruar marrëveshja për hua për ndërtimin e segmentit të rrugës Kijevë-Zahaq të Autostradës Prishtinë-Pejë, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe BERZH-it.

Nënshkrimi i marrëveshjes me vlerë mbi 71 milionë euro u bë nga Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe drejtoresha për Transport e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZh) Sue Barrett.

Ndërtimi i këtij segmenti pritet të lidhë një pjesë të territorit të Kosovës me kryeqytetin, e që i jep Kosovës një qasje me territoret ndërkombëtare, ku e lidh atë me Malin e Zi, pritet të përfundoj shumë shpejtë.

Ku ministri i Ministrisë Infrastrukturës, Pal Lekaj, është zotuar se nuk do të ketë stërzgjatje dhe nuk do të ketë pengesa sa i përket zhvillimit të këtij projekti që është i rëndësisë së veçantë.

Ministri  i Financave Bedri Hamza, i është falënderuar BERIZH-it për këtë marrëveshje.

Ministri Bedri Hamza gjithashtu bëri të ditur se “komponentat e financimit të këtij projekti janë: 71 milionë euro nga BERZh, 80 milionë euro nga Banka Evropiane për Investime, që jemi në negociata pothuajse në fazën përfundimtare, ku gjatë vizitës sime në Luksemburg kemi  konkretizuar pjesë edhe të kësaj marrëveshje dhe presim që në pjesën e parë, në tremujorin e parë të vitit 2018 ta nënshkruajmë. 38 milionë euro do të jenë financim nga Qeveria e Republikës së Kosovës, 3.2 milionë euro janë grant, para falë nga Korniza Investive e Ballkanit Perëndimore dhe 600 mijë euro janë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”.

Hamza ka treguar se kredia është me kushte jashtëzakonisht të volitshme.

“Kredia është me kushte jashtëzakonisht të volitshme, ku norma e interesit është 1% plus Euribor, maturiteti është 12 vjeçar dhe 3 vite janë grejs periudhë, d.m.th është një Kredi për financimin e një projekti i cili do të kontribuon në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe krijimin e kushteve të mira edhe për bizneset, por edhe për qytetarët që kalojnë në këtë rrugë, por është edhe me kushte shumë të favorshme me një normë të interesit 1% plus Euribor dhe me një grejs periudhë prej 3 vite”, shtoi Ministri Hamza.

Ministri Bedi Hamza tha se është i  sigurt që përmes këtij nënshkrimi të kësaj Marrëveshje për realizimin e këtij projekti, konfirmohet edhe një herë qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për realizimin e projekteve madhore kapitale, të cilat pastaj reflektojnë në arritjen e aspiratave tona  për integrimin evropian dhe gjithashtu për një zhvillimi sa më të qëndrueshëm ekonomik.

 

 

 

“Dhe në fund dëshiroj të falënderoj edhe një herë BERZH-in, falënderoj të gjithë ata që janë pjesë e këtij projekti dhe jam i bindur që Ministria e Infrastrukturës në një kohë shumë të shpejtë do ti përfundon të gjitha procedurat dhe ne të shohim realizimin e këtij projekti në terren atje ku realisht kryhet puna”, shtoi Ministri Hamza.

 

 

 

Drejtoresha për Transport e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim Sue Barrett theksoi se

 

BERZH-i ka kënaqësinë që ta nënshkruaj këtë Hua 71 milionëshe me Kosovën dhe janë të lumtur që mbështesin zhvillimin infrastrukturorë në Kosovë dhe në përgjithësi në Ballkanin perëndimor në funksion të rritjes ekonomike.

 

 

 

“Siç e tha edhe Ministri Hamza, kjo Hua jepet për financimin e vazhdimit të rrugës nga Kijeva në drejtim të Pejës që është pjesë e rrjetit gjithëpërfshirës të Ballkanit perëndimor pjesa e rrugës 6B. Dhe ndërtimi i këtij rrjeti rrugor është me rëndësi për lidhjet e qyteteve të Kosovës, njëkohësisht për lidhjen e Kosovës me Malin e Zi”, shtoi drejtoresha Sue Barrett.

 

 

 

Ajo gjithashtu bëri të ditur se “Ne gjithashtu jemi të kënaqur se si pjesë e këtij bashkëpunimi ne kemi arritur Marrëveshje të bashkëpunimit edhe me Bankën Investive Evropiane. Dhe Banka Investive Evropiane do të jetë e gatshme të nënshkruajë Marrëveshje deri në 80 milionë, varësisht prej zhvillimeve të projekteve të këtyre rrjeteve. Gjithashtu do të jepet një asistencë në formë të grantit në shumën  3.8 milionë euro që ndërlidhet këtë projekt. 3.2 milionë euro janë dhënë për studimin e fizibilitetit, për studimet paraprake dhe njëkohësisht edhe për dizajnin e rrugës.  Gjithashtu BERZH-i do të jap edhe 600 mijë për zbatimin e këtij projekti dhe gjithashtu për zbatimin e disa masave të tjera kyçe”.

“Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje të sotme nënkupton që BERZH-i ka nënshkruar Marrëveshjen e tretë në sektorin e rrugëve në Kosovë dhe Huadhëniet në sektorin rrugore tashmë kanë arritur në nivelin  e 120 milionë eurove. Me këtë rast dua të falënderojë shkëlqesinë e tij Ministrin e Financave Hamza dhe gjithashtu shkëlqesinë e tij Ministrin e Infrastrukturës Lekaj, si dhe ekipet respektive me të cilët kemi bashkëpunuar në Ministrinë e Financave dhe në Ministrinë e Infrastrukturës”, tha drejtoresha për Transport e BERZh-it Sue Barrett.

Ndërsa, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj tha se kjo është një ditë e veçantë për Kosovën, që  nënshkruam një Marrëveshje me BERZh-in që të financohet një segment rrugor që i lidhë korridoret, por që ka impakt pozitiv edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai me këtë rast falënderoi  Ministrin e Financave për korrektësinë, për saktësinë dhe për atë që sipas tij e ka premtuar dhe sot po e realizojmë. Gjithashtu falënderoj edhe zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Infrastrukturës për punën profesionale dhe që në kohën më të shkurtë të mundshme kanë ofruar këtë Marrëveshje.

“Ajo që mund të them është se ne zotohemi se nuk do të kemi stërzgjatje dhe nuk do të ketë pengesa sa i përket zhvillimit të këtij projekti që është me rëndësi të veçantë dhe do ta përfundojmë në kohën më të shpejtë të mundshme dhe ta heqim prej hartës si rrugë të papërfunduar këtë rrugë, këtë segment rrugorë të Autostradës Prishtinë – Pejës që është stërzgjatur diku 10 vite”, shtoi Ministri Lekaj.

Ministri Pal Lekaj tha se ne jemi të hapur si Ministri por edhe si Qeveri, edhe për projekte të tjera që kanë impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik por edhe në lidhje të korridoreve  dhe gjithashtu u zotua edhe para Bankës Evropiane për Zhvillim dhe nuk do të ketë stërzgjatje të këtij projekti dhe se do ti kryejmë obligimet tona. Sipas tij do të ketë një njësit profesional që do të implementojë këtë projekt në kohën më të shkurtë të mundshme.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending