Aktuale
Shkak i motit, Ministria e Infrastrukturës vë në dispozicion numrin emergjent
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/moti.jpg)
Reshjet e kohë pas kohshëme të borës dhe shiut, kanë bërë që Ministria e Infrastrukturës të vë në dispozicioni edhe një numër emergjent për qytetarët e Kosovës të cilët hasin në vështirësi në qarkullim.
Në rast të ndonjë bllokimi të rrugëve kudo në Kosovës, ju mund ta shtypni numrin +37745656656 ku do të përgjigjen nga kabineti i Ministrisë së Infrastrukturës, në mënyrë që në në rastin më të shpejtë të ndërmarrin veprime konkrete.
Megjithatë, edhe përkundër reshjeve të deri tanishme, Ministri I infrastrukturës, Pal Lekaj në profilin e tij në Facebook ka thënë siguria e qytetarëve është detyrë e përbashkët e të gjithëve.
Shkrimi i plotë i Lekaj:
Qytetarë të Kosovës, (+37745656656 – kontakti emergjent)
Koha klimatike është e paqëndrueshme, deri në këto momente edhe përkundër reshjeve të kohë pas kohëshme të borës e të shiut, sidomos në vendet malore, nuk kemi informata se ka probleme në lëvizjen e qytetarëve. Kompanitë e mirëmbajtjes janë në kujdestari të vazhdueshme në të gjithë Kosovën. Ne edhe gjatë natës do të kemi vigjilencën e shtuar për të mos lejuar ndonjë befasi.
Jemi të hapur për të gjithë ju, për çdo problem sa i përket qarkullimit rrugor dhe vështirësive të shkaktuara nga bora në rrugët nacionale, rajonale dhe të tjera që i ka nën mbikqyrje Ministria e Infrastrukturës.
Drejtoheni në këtë numër të telefonit: +37745656656, mbikqyret 24 orë nga kabineti im dhe në rastin më të shpejt do të përgjigjemi me veprimet konkrete.
Siguria juaj është detyrë e përbashkët e të gjithëve!
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)