Featured
WOW: Apollonia 3D – riformësim digjital i tempullit të dikurshëm [foto]
Revista franceze “Archeologia” në vitin 2011 në numrin e saj të 486-të ka mbushur ballinën e saj me mbetjet arkeologjike të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë në qytetin e Apollonisë, pranë Fierit të sotëm.
Tempulli që sot qëndron në këmbë prej shekujsh, shtrihet triumfalisht në ballinën e revistës.
Të paramendosh sot se si dukej ky qytet dikur, pa dyshim se mendohet për një vend shumë të gjerë dhe me ndërtesa të mëdha e shumë të populluara, por deri tani është zbuluar shumë pak. Për më shumë arkeologët, dizajnerët e arkitektët e kësaj reviste na kanë dhënë një figurë se si është dukur tempulli kur ka qenë i kompletuar, shekuj më parë.
Ky qytet i lashtë u formua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit në tokat e Taulantëve Ilirë nga kolonizatorët grekë, që vinin nga Korinti.
Apollonia mori emrin për nder të perëndisë Apollon dhe si Apolloni e Ilirisë kishte një rëndësi të veçantë dhe luajti një rol të madh si ndërmjetës tregtar mes helenëve dhe ilirëve.
Ky lokalitet dikur ishte pikë shumë e mirë strategjike edhe për zhvillimin ekonomik dhe kulturor të periudhës antike. Por, se në atë kohë ka pasur zhvillim kulturor shihet edhe nga këto monumente.
Këto objekte kulturore janë përcjellë edhe me një shëtitore shumë të veçantë, e cila kishte një pozitë specifike në këtë qytet.
Për të parë këtë qytet me histori 1000 vjeçare , që është më i madhi në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera antike, duhen madje disa orë për ta vizituar pjesën arkeologjike dhe muzeun e Apollonisë.
-
Infrastrukturë3 days ago
KAWA Group, zyrtarisht do të operoj edhe në kryeqytetin britanik
-
Aktuale1 day ago
KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar
-
Infrastrukturë3 days ago
Një rrugë e re në Prishtinë, nga “1 Tetori” tek “Isa Kastrati”, vlera afro një gjysmë milioni euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor
-
Infrastrukturë2 days ago
Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit
-
Aktuale3 days ago
Ish-drejtori i Njësisë së Auditimit në Ministrinë e Infrastrukturës akuzohet se bëri raport në favor të “Sallahu” SH.P.K
-
Infrastrukturë2 days ago
BE miraton një kredi prej 325 milionë eurosh për rinovimin e linjës hekurudhore në Shqipëri
-
Infrastrukturë3 days ago
Naftëtarët kosovarë thonë se janë drejt falimentimit, kërkojnë nga qeveria të ndërhyjë për çmimet