Infrastrukturë
Ministri Lekaj tregon gjendjen e rrugëve pas rrëshqitjeve të dheut
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj njoftoi sot se rrugët në Kosovë janë të kalueshme.
Pal Lekaj në një postim në Facebook tregoi se rrugët e menaxhuara nga Ministria e Infrastrukturës janë të kalueshme në gjithë Kosovën.
Ministri Lekaj në postim bëri të ditur se erërat e fuqishme që frynë mbrëmë kanë bërë dëme, por nuk kanë shkaktuar bllokim të rrugëve.
Lekaj përmendi se përveç në Bogë të Rugovës ku, sipas tij kishte rrëshqitje të gurëve të cilët janë pastruar, rrugët tjera janë të kalueshme.
“Rrugët në gjithë zonat tjera që i mbikëqyrim ne si Ministri e Infrastrukturës, janë të kalueshme dhe nuk ka bllokada”, tha Lekaj.
Ministri tha se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajte të rrugëve, bashkë me stafi e ministrisë janë në gjendje gatishmërie për të përballuar edhe zhvillime të papritura.
“Kompanitë e kontraktuara, menaxherët rajonalë, por edhe i gjithë kabineti im janë në gatishmëri të plotë për t’i bërë ballë çdo situate, e cila mund të mos jetë e zakonshme”, shkroi Lekaj.
Një javë më parë kishte rrëshqitje dheu në Rugovë të Pejës dhe vështirësi qarkullimi në hyrje të Prishtinës.
Infrastrukturë
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
Infrastrukturë
Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë
Infrastrukturë
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Aktuale2 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Infrastrukturë2 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Infrastrukturë2 days ago
Mali i Zi paditet nga Florin Krasniq për ndalimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në në Plavë
-
Aktuale2 days ago
AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Infrastrukturë2 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë2 days ago
Rrugët e Shkupit shndërrohen në “tavllë duhani”