Aktuale
Çka detyrohen prodhuesit kosovarë të produkteve të ndërtimit të bëjnë nga deklarata e konformitetit
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/Why-Managing-A-Construction-Project-Is-Like-Making-A-Movie.jpg)
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt Ligjin për Produktet e Ndërtimit, raporton Ndërtimi.info
Brenda këtij Ligji specifikohen rregullat që duhet të ndjekur në fushën e ndërtimit.
Lidhur me këtë përcaktohen rregulla të deklarimit të performancës, natyrën apo përshtatshmërinë e produkteve ndërtimore dhe karakteristikat e tyre themelore.
Pjesë e këtij Ligji është edhe deklarata e konformitetit. Por çka është deklarata e konformitetit?
Sipas nenit 6 të Ligjit për Produktet e Ndërtimit, produkt i ndërtimit konform standardit ose është në pajtueshmëri me vlerësimin teknik, prodhuesi duhet të hartojë deklaratën e konformitetit, kur një produkt i tillë vendoste në treg.
Me deklaratën e konformitetit, prodhuesi merr përgjegjësinë për konformitetin e produktit të ndërtimit me performancën e tillë të deklaruar.
Kurse neni 7, parasheh shmangien nga hartimi i deklaratës së konformitetitm.
Shmangia e prodhuesit nga hartimi i deklaratës së konformitetit bëhet vetëm në raste se, produkti i ndërtimit është prodhuar në mënyrë individuale ose me porosi në një proces j-serik në përgjigje të një porosie specifike nga një prodhues i cili është përgjegjës për inkorporimin e sigurt të produktit në punë të ndërtimit dhe nën përgjegjësinë e atyre që janë përgjegjës për ekzekutimin e sigurt të produktit në punë të ndërtimit, konform dispozitave.
Shmangie tjetër nga hartimi i deklaratës së konformitetit mund të bëhet edhe atëherë kur produkti i ndërtimit është prodhuar në vend punishte për inkoporimin e tij në punë e caktuara të ndërtimit dhe në përgjegjësi të atyre që janë përgjegjës për ekzekutimin e sigurt të punëve të ndërtimit konform dispozitave ligjore. Si dhe shmangia tjetër mund të bëhet kur produkti i ndërtimit është prodhuar në mënyrë tradicionale ose në një mënyrë të përshtatshme për ruajtjen e trashëgimisë dhe në një proces jo-industrial për mënyrën adekuate të punëve në rinovimin e ndërtimit të mbrojtur zyrtarisht si një pjesë e një mjedisi të caktuar apo për shkak të vlerave të tyre të veçanta arkitektonike apo historike.
Ndërsa, neni 8 parasheh përmbajtjen e deklaratës së konformitetit.
Sipas këtij neni, deklarata e konformitetit duhet të shpreh performancën e produkteve të ndërtimit në raport me karakteristikat themelore të atyre produkteve në pajtim me specifikimet teknike përkatëse.
Deklarata e konformitetit duhet të përmbajë në veçanti, referencën e llojit të produktit për të cilën është hartuar deklarata e konformitetit, sistemin e vlerësimit dhe verifikimit të qëndrueshmërisë së konformitetit së produktit të ndërtimit. Ndërtimin e referencës dhe datën e lëshimit të standardit ose vlerësimin teknik që është përdorur për vlerësimin e çdo karakteristike themelore. Atëherë kur është e mundur numri i referencës së dokumentacionit teknik specifik të përdorur dhe kërkesat me të cilat prodhuesi deklaron se produkti është konform tyre.
Gjithashtu deklarata e konformitetit duhet të përmbajë edhe përdorimin e parashikuar për produktin e ndërtimit në përputhje me specifikimet teknike të aplikueshme, listën e kërkesave themelore të përcaktuara në specifikimet teknike për qëllimin e deklaruar për përdorim, performancën e të paktën një prej karakteristikave themelore të produktit të ndërtimit përkatës për qëllimin e deklaruar për përdorim.
Tutje në përmbajtjen e deklaratës së konformitetit parashihet edhe atëhere kur është e mundur performanca e produktit të ndërtimit sipas niveleve ose klasave ose në përshkrim nëse është e nevojshme në bazë të llogaritjeve në lidhje me karakteristikat e tij themelore të përcaktuara me këtë ligj.
Performancën e karakteristikave themelore të produktit të ndërtimit të cilat janë të destinuara për përdorim, duke marrë parasysh dispozitat në lidhje me përdorimin e parashikuar aty ku prodhuesi synon të vendos produktin në dispozicion të tregut, për karakteristikat e shënuara themelore ër të cilat nuk është deklaruar konformitetit, “NKP” (nuk kërkohet performancë). Ligji e parasheh që kjo deklaratë e konformitetit të hartohet duke përdorur modelin e përcaktuar me akt nënligjor.
E sipas nenit 9, duhet të ofrohet edhe deklarata e konformitetit.
Kopja e deklaratës së konformitetit për secilin produkt i vënë në dispozicion në treg duhet të ofrohet në letër ose në formë elektronike. Megjithatë, kur një grup i produktit të njëjtë i është ofruar një përdoruesi të vetëm, ai mund të shoqërohet me një kopje të vetme të deklaratës së konfromitetit në formë të letrës ose në formë elektronike.
Kopja e shkruar e deklaratës së konformitetit ofrohet me kërkesën e pranuesit.
Ndërsa, deklarata e konformitetit duhet të ofrohet në gjuhën zyrtarë ku produkti është në dispozicion.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)