Aktuale
Ja çka parasheh Ligji i ri në Kosovë për Produktet e Ndërtimit

Qeveria e Kosovës sot ka dhënë dritën e gjelbër për Projektligjin për Produktet e Ndërtimit, shkruan Ndërtimi.info
Lidhur me këtë përcaktohen rregulla të deklarimit të performancës, natyrën apo përshtatshmërinë e produkteve ndërtimore dhe karakteristikat e tyre themelore.
Me Ligjin për Produkte e Ndërtimit përcaktohen kërkesat teknike për përdorimin e produkteve ndërtimore, vlerësimi i konformitetit të tyre si kusht për vendosje në treg, distribuim dhe shfrytëzim nëse i plotësojnë kërkesat themelore për objektet e ndërtimit, zbatimi i procedurave administrative, të drejtat dhe detyrimet e organeve të administratës shtetërore, personave juridike dhe atyre fizik.
Sipas nenit 2, ky Ligj zbatohet për produktet e ndërtimit të cilat i plotësojnë kërkesat themelore për objektet e ndërtimit të përcaktuara me nenin 4 të këtij ligji.
Ku kjo e fundit, nënkupton kërkesat themelore për punimet e ndërtimit të cilat përcaktohen me Rregulloren për punët e ndërtimit, duhet të plotësohen duke pasur parasysh karakteristikat kryesore të produkteve si më poshtë:
- Rezistenca mekanike dhe qëndrueshmëria;
- Siguria në rast zjarri;
- Higjiena, shëndeti dhe mjedisi;
- Siguria në përdorim;
- Mbrojtja nga zhurma;
- Efiqienca e energjisë dhe ruajtja e temperaturës;
- Shfrytëzimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore.
Gjithashtu me këtë Ligj nuk mund të kufizohet vendosja në treg, distribuomi dhe përdorimi i produkteve ndërtimore të cilat i plotësojnë kërkesat e përcaktuara me këtë Ligj dhe aktet e miratuara në bazë të këtij Ligji.
Projektligj ky i cili përcakton kushtet për vendosjen apo vënien në dispozicion në treg të produkteve të ndërtimit.
