Arkitekturë
Një tregim mbi transformimin e ndërtesës së Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë [foto]
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/hag2.jpg)
Një nga debatet më të mëdha që janë zhvilluar në Kosovë, është debati mbi Gjykatën Speciale për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë, e njohur si Dhomat e Specializuara.
Selia e kësaj gjykate do të jetë në Hagë, në qytetin ku ka qenë edhe tribunali tashmë i mbyllur për hetimin e krimeve të luftës në luftërat e ish-Jugosllavisë. Ndërtesa e kësaj gjykate dikur ka qenë selia e Europolit.
Ndryshimi i pamjes dhe funksionimit të ndërtesë së tash Gjykatës Speciale, ishte si shkak i ambientit. Ndotja e ajrit është një ndër shkaqet kryesore të sëmundjeve dhe vdekjeve në Holandë. Kështu firma arkitekturore Atelier PRO, përfundoi projektin e dytë “hulumtimet e dizajneve” i cili përqendrohet në atë se a mundet që arkitektët të kontribuojnë për pastrimin e ajrit rreth një ndërtese.
Studimi i përfunduar së fundi tregon se kjo ambicie është e mundur duke përdorur një sistem të quajtur “Clean Air Toolbox” i cili mund të instalohet edhe në ndërtesat ekzistuese.
Në vitin 2014, së bashku me një grup ekspertësh, Atelier PRO shqyrtoi kërkesat dhe nevojat e mjeteve që duhetn për të kthyer ndërtesën karakteristike të Europolit në Hagë në një ndërtesë e cila ndihmon në këtë çështje (pastrimin e ajrit rreth saj).
Hulumtimi i tyre propozon një dizajn që riorganizon këtë ndërtesë për të moshuarit dhe ata që kanë nevojë për kujdes. Pikërisht ky grup njerëzish, që së bashku me fëmijët, vuajnë më shumë nga ajri i ndotur. Në bazë të një skenari të projektimit, ata e diskutuan qasjen e propozuar me ekspertë, duke çuar në rregullimin dhe zgjerimin e instalimit te sistemit “Clean Ait Toolbox”.
Trafiku është burimi kryesor i ndotjes së ajrit në Hagë, dhe krijimi i një sistemi të tillë rezulton në një mjedis të shëndetshëm jetësor, edhe në pjesët më të ndotura të qytetit.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)