Arkitekturë
Objektet e bibliotekave që duhet t’i vizitoni [foto]
Bibliotekat universitare janë disa nga ndërtesat më të rëndësishme në mbarë botën. Kjo për arsye se në mesin e këtyre mureve e kësaj hapësire të ndërtesave studentët e rinj dhe ambiciozë zgjerojnë mendjet e tyre në një mori subjektesh.
Duke e pasur parasysh që ka ndikim të tillë tek studentët institucionet akademike duhet të shpenzojnë shumë burime për të siguruar që bibliotekat e tyre të frymëzojnë studentët. Në Universitetin e Çikagos, për shembull, zyrtarët e shkollave kishin porositur arkitektin e njohur botëror Helmut Jahn që të ndërtonte bibliotekën e tyre më të re. Dhe falë hartimeve të tyre të hollësishme, shumë biblioteka bëhen ndërtesat më ikonike në kampus.
Në vazhdim po ju paraqesim disa bibliotekat më së miri të projektuara në gjithë botën.
-“Bizzell Memorial Library”, Universiteti i Oklahomës
E ndërtuar në vitin 1928, Biblioteka e Përkujtimit të Bizzell, e cila është e dizajnuar shumë bukur u vendos në kampusin e Universitetit të Oklahomës. Projektuar nga firma, “Layton Hicks & Forsyth”, ndërtesa u rendit si një nga Monumentet Kombëtare Historike më 2001.
-Biblioteka e Universitetit të Dublinit
Kjo nuk është vetëm Biblioteka e Universitetin e Dublinit, por edhe biblioteka më e madhe në vend. Biblioteka në fjalë është ndër objektet më të bukurat. Seksioni kryesor i dhomës së gjatë është ndërtuar në fillim të shekullit të 18-të. Sot, ajo përmban rreth 200,000 libra nga më të vjetërat të bibliotekës.
-Biblioteka e Arteve të Bukura të Fisher-it, Universiteti i Pensilvanisë, Philadelphia
E ri konstruktuar në disa pjesë në vitin 1891 nga arkitekti Frank Furness, Biblioteka e “Fisher Fine Arts” në Universitetin e Pensilvanisë u shtua në Regjistrin Kombëtar të Vendeve Historike në vitin 1972 dhe u bë një Monumente Kombëtare Historik në vitin 1985. Vitin e ardhshëm biblioteka nis një restaurim katërvjeçar prej 16.5 milionë dollarë të udhëhequr nga një ekip që përfshinte Scott Brown & Assoc, CLIO Group dhe Arkitektët Marianna Thomas.
-Biblioteka e Humfrey-it, Universiteti i Oksfordit, Angli
U ndërtua në vitin 1488, biblioteka “Humfrey” në Universitetin e Oksfordit është pjesa më e vjetër e Bibliotekës Bodleian. Biblioteka në fjalë bënë pjesë në një nga pesë objektet më të vjetra të mesjetës.
-Biblioteka e Suzzallës, Universiteti i Uashingtonit
Biblioteka e Suzzallës është hap herët në kohë në vitin 1926 në Universitetin e Uashingtonit. Karakteristika e kësaj biblioteke është stili gotik t ë cilin e përfaqëson.
-Biblioteka e Universitetit të Oksfordit në Oxford, Angli
Arkitekti i Bibliotekës së Kolegjit të Mbretëreshës në Universitetin e Oksfordit, u ndërtua në mes të viteve 1692 dhe 1695, nuk dihet, por kërkimet sugjerojnë se kredia duhet të shkojë tek Henry Aldrich, dekani i atëhershëm i Krishtit, i cili krijoi ndërtesa të tjera në Oksford, ose Timothy Halton i cili udhëheqte me Kolegjin e Mbretëreshës në kohën kur u ndërtua biblioteka.
-Biblioteka “Peabody”
U hap në 1878, u projektua nga arkitekti Baltimor Edmund G. Lind, në bashkëpunim me kryetarin e parë të Universitetit Johns Hopkins, Nathaniel H. Morison.
/Ndertimi.info/
You must be logged in to post a comment Login