Aktuale
Ymeri e quan skandaloze marrëveshjen për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”
Marrëveshjen e ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re” e ka kundërshtuar, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, duke e quajtur marrëveshje skandaloze.
AI në seancën e Kuvendit ka thënës se me ndërtimin e këtij termocentrali do të rritet edhe tarifa e energjisë me 40 për qind, e që kjo do e dëmtojë ekonominë e qytetarëve dhe mirëqenien e shtetit të Kosovës.
Ymeri iu ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që në projektet të tilla, asaj të energjisë e mineraleve të kenë kujdes ku ka theksuar se këto nuk anë pronë e tyre por e gjeneratave tona.
Marrëveshja për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” është një ndër projektet më të mëdha dhe më i rëndësishëm ekonomik pas luftë…ky është projekt skandaloz. Ky privatizim nuk ka si të jetë ndryshe vec privatizim i shtetit. Kjo lidhet drejtpërdrejt me zhvillim ekonomik, si dhe lidhet me mirëqenie, dhe ky lloj privatizimi është ikje e shtetit karshi qytetarëve. Me këtë kontratë ne po hjekim dorë nga pasuria e vendit tonë. Ne po hjekim dorë nga një mundësi e mirë që ka Kosova për zhvillim ekonomik. Duke hequr këtë mundësi të energjisë, ne po e dëmtojnë mundësinë e industrializimit të vendit”, tha Ymeri.
“Pra e keni parë që ka kërkesë nga ZRRE, që çmimin i energjisë të rriten për 18.7 për qind dhe natyrisht që ZRRE do ta pranojnë mbase jo në këtë nivel por në një nivel tjetër. E me këtë trend e për shkak të marrëveshjes së ndërtimit të energjisë elektrike parashihet të rritet në 40 për qind. Qytetarë e Kosovës do ta paguajnë energjinë për 40 për qind më shumë e cila do të shkaktojë probleme në jetën dhe ekonominë e qytetarëve dhe mirëqenien e shtetit. I bëjë thirrje qeverisë që në projektet e tilla të kenë kujdes se energjia dhe mineralet nuk janë pronë e qeverisë pro e gjeneratave”, përfundoi Ymeri.