Ndërtim
Banesat e reja apo të vjetrat, flet profesori i “Betonit”
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/22904751_293445611170779_5767675059396219446_o.jpg)
Ndërtimet e pasluftës konsiderohen më të paqëndrueshme, krahasuar me ato të viteve të 70-ta dhe 80-ta.
E sipas profesorit të lëndës së “Betonit” në Fakultetit Teknik të Universitetit të Prishtinës, Kadri Morina, thotë se në vitet e mëparshme ndërtimet janë kontrolluar më shumë, gjë që tani në Kosovë mungon.
“Mirëpo ndërtimi, gjegjësisht kontrolla që ka qenë atëherë mungon shumë më tepër. Aty është problemi. Derisa atëherë kemi pas klasën C16/20, apo c20/25 tash i kemi klasat më të larta por vërja në vepër është për të dyshuar. Është çështje se ne si ekspertë dyshojmë mos po na ndodhë një e keqe. Asaj i frikohemi, jo diçka tjetër”, ka thënë Morina.
Ndërsa për ndërtimet që bëhen në Kosovës, e që janë konsiderueshëm në rritje, Morina thotë se kualiteti dhe teknologjia janë më të avancuara.
“Kualiteti dhe teknologjia tani është avancuar shumë më tepër se ka qenë atëherë”, tha Morina.
Profesori Morina po thotë se ndërtimet që janë bërë para por edhe pasluftës duhet të kenë kontrolle dhe mirëmbajtje. Meqë siç shpjegon ai ka objekte banesore ku rrjedh uji e që prej kësaj janë dëmtuar pjesët e murit mbajtës.
E si njëri ndër rastet Morina ka përmendur objektet në Lagjen e Dardanisë, ku potencon se janë raste për brengosje.
“Çdo objekt ka nevojë për mirëmbajtje, ka kaluar ajo kohë ku nuk duhet me bërë mirëmbajtje. Kemi vende psh në objekte banesore ku rrjedh uji qoftë prej shirave apo prej nyejve sanitare dhe është dëmtuar një pjesë e murit mbajtës ose shtyllës e askush nuk merret me atë. Ka disa raste, psh në Dardani e që janë raste për të brengosur. Nëse ka rrjedhje të ujit atëherë e dëmton me kohë”, ka shpjeguar Morina.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)