Ndërtim
Deri në çfarë temperature mund të punohet me beton sipas profesorit të kësaj lënde
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/betoninvalu-2-net-1024x512.jpg)
Jetë gjatësia e qëndrueshmërisë së betonit, shpeshherë ngritë çështjen se deri në minus sa gradë mund të vendoset betoni, shkruan Ndërtimi.info
E sipas profesorit të lëndës së “Betonit” në Fakultetit Teknik të Universitetit të Prishtinës, Kadri Morina, betoni mund të përdoret në minus 5 gradë, vetëm në rast se përdoret aditivi.
Mirëpo, profesori Morina në një intervistë për Ndërtimi. info ka treguar se aditivi duhet të mbulohet.
“Në minus 5 gradë, nëse përdoren aditivit mund të përdoret betoni. Por ju sugjeroj që ato të mbulohen sepse edhe pse përdoren aditivit natës nuk i dihet, mundet me pas ngrica më të mëdha, prandaj nuk i besohet”, tregoi Morina.
Ai ka folur brenda kompetencave profesionale, duke komentuar për materialin e betonit ku sipas tij, ka vend për dyshime.
“Kualiteti i betonit është mjaft për t’u dyshuar në shumë objekte dhe ndërtime. Pastaj mbikëqyrja joadekuate, na jep disa pikëpyetje se çfarë objekte jemi duke ndërtuar dhe se si ato objekte do të qëndrojnë në ditë më të vështira”, ka thënë Morina për Ndërtimi.info.
Profesor Kadri Morina ka thënë se fatkeqësia në vend është se nuk ka asnjë institucion që licencon inxhinierët para se ata të veprojnë në treg, gjë që ka ndodhur më herët. Një nismë e tillë kishte filluar, por që kishte mbetur në fazat e para të punës.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)