Aktuale
Lekaj flet për Autostradën “Arbën Xhaferi” me delegacionin e FMN-së në Kosovë
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/4-4.jpg)
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në takim një delegacion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga Stephanie Eble, shefe e misionit për Kosovë.
Temë kryesore e këtij takimi ishin projektet e infrastrukturës rrugore, duke i dhënë theks të veçantë projektit të Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit – “Arbër Xhaferi”.
Lekaj theksoi se janë duke u përpjekur që të kryhen projektet duke u bazuar në qarkoren buxhetore sipas afatit të paraparë.
“E kam thënë dhe po e përsëris se praktikat e deritanishme që e kanë dëmtuar strukturësn buxhetore duhet të ndalen, ne duhet të largohemi nga deficiti buxhetor për aq sa na lejojnë ligjet e vendit tonë. Kur është fjala për Autostradën Prishtinë Hani i Elezit, janë tejkaluar pengesat për stërzgjatjen e këtij projekti, afati i përfundimit të kësaj autostrade është zgjatur për një vit, ndërsa punimet e kësaj autostrade do të përfundohet më 31 dhjetor 2018”.
“Sa i përket autostradës për Gjilan, ne e kemi programuar në vija buxhetore për katër vite, duke filluar nga viti i ardhshëm. Lidhur me projektin tjetër Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Zahaç, jemi duke biseduar me EBRD, që të hyjmë në obligime, por që do të jenë të programuara sipas buxhetit. Jemi duke punuar edhe sa i përket vazhdimit të Autostradës për Merdare. Do të punohet edhe rreth projektit të zgjerimit të pistës së Aeroportit të Prishtinës, duke e përmbyllur si projekt të rëndësishëm për vendin tonë”.
Në anën tjetër, përfaqesuesja e FMN-së Staphanie Eble u interesua rreth ecurisë dhe realizimit të projekteve infrastruktururore në vendin tonë siç është projekti i Autostradë Prishtinë-Hani i Elezit dhe projektet të tjera infrastrukturore.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)