Aktuale
Autostrada e Gjilanit duket larg e larg, zhvillime të reja shqetësuese
Tenderin 100 milionësh për autostradën Prishtinë-Gjilan ishte anuluar nga Gjykata e Tenderëve meqë në këtë tender pati shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) nga Ministria e Infrastrukturës, në kohën kur qeverisej nga Lutfi Zharku, që vie nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Por, duket se ky projekt është magnet për ankesa, shkruan Ndërtimi.info
Për këtë Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP) ktheu në Ri-tenderim këtë tender që del të jetë shqetësues për kompanitë që po ia mësyejnë ndërtimit për Autosradën Prishtinë-Gjilan.
Në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit të këtij viti, Gjykatën e Tenderëve e “bombarduan” ankesat e 13 operatorëve ekonomik që kishin aplikuar në këtë tender.
Ishin 19 shkelje që bëri Ministria. Nenet që u shkelen ishin: 67; 85, 56.3; 6; 7; 27; 59; 60; 64; 65; 69; 71; 1; 1.36; 71.2; 59.4; 56.3; 51 dhe 54.
Ku pas rivlerësimit për kontratë janë rekomanduar ofertat që janë për 22 milionë euro më shtrenjtë se ofertat më të lira, dhe vetëm 11 më lirë se ofertat e anuluara nga Gjykata e Tenderëve.
Ministrisë i janë dashur 20 ditë që t`i rivlerësojë 181 ofertat e pranuara nga 27 biznese e konsorciume për tetë pjesët e këtij tenderi multi-milionësh.
Por si duket ky tender do të ketë edhe më tej telashet e njëjta, shkruan Ndërtimi.info.
Kundër dhënies së këtij tenderi në OSHP janë adresuar dy ankesa.
Ankesa e parë ndaj Ministrisë së Infrastrukturës, vie nga konzerciumi “Tali & Zuka & Ad Iliden”, e cila ishte sipas njoftimit që ka marr ishte eliminuar nga për shkak se nuk ka plotësuar formularin e vlefshmërisë dhe sigurimit të tenderit. Sipas ankesës së konzericumit kërkesa formale-administrative të përcaktuara me dosjen e tenderit.
Operatorët ekonomik po pretendojnë se Ministria e Infrastrukturës ka bërë shkelje të neneve 1, 6, 7 paragrafi 1 dhe 2, nenin 57, 71 të LPP-së si dhe rregullat dhe kriteret e dosjes së tenderit.
“OE Konzorciumi “Tali & Zuka & Ad Iliden” konsideron se njoftimi për tenderuesin e eliminuar i datës 20.11.2017 është marrë me shkelje të dispozitave të LPP-së, si dhe në kundërshtim me vetë kriteret e përcaktuara me dosje të tenderit dhe njoftimin për kontratë. Andaj të njëjtin lidhur me lotët 7 dhe 8 të aktivitetit të prokurimit MI 17 046 511 e kundërshtojmë”, thuhet në ankesën e drejtuar në OSHP.
Ankesa tjetër vie nga konzerciumi “Integral Sh.P.K & Milenium Konstruction Sh.P.K & Delia Group Sh.P.K. ku ishte eliminuar me arsyeje se nuk kanë minimumin e dy projekteve të realizuara në lëmin e ndërtimit të rrugëve nacionale, ose regjionale.
Ky konzercium është ankuar se Ministria e Infrastrukturës ka bërë shkelje të nenit 9.1 dhe 9.2 nënpika 6.
Autostrada e Gjilanit e cila u nënshkrua natën e fundit të Qeverisë Mustafa mori nënshkrimin e ministrit Hanefi Muharremi, që kishte shkuar aty në vend të Lutfi Zharkut. E së fundmi kjo çështje mori vëmendjen e të gjithëve, pasi që në rishikimin e buxhetit. Megjithatë u vendos që kjo autostradë të jetë ndër projektet kryesore të kësaj qeverie.
Madje kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj kanë siguruar gjilanasit që do ta ndërtojnë autostradën.
Ditë më parë, zëvendëskryeministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka deklaruar se punët për autostradën e gjilanasve do të nisin në muajin shkurt të 2018-ës.
https://ndertimi.info/11-milione-euro-me-pak-per-autostraden-e-gjilanit-nderrohen-kompanite/