Aktuale
Lekaj tregon pse iu dhanë 63 milionë euro shtesë “Bechtel&Enka”-s
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka shpjeguar kontratën mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Bechtel&Enka; për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, duke thënë se kjo autostradë do të kushtojë 608 milionë euro.
Ai ka pranuar se kompania Bechtel&Enka ka kërkuar 63 milionë euro për shkak të zgjatjes së afatit për përfundimin e punimeve në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit.
Lekaj ka shpjeguar edhe vonesat e pagesave që janë bërë nga Qeveria e Kosovës ndaj kompanisë punëkryerëse Bechtel&Enka.
Po ashtu si pasojë e zgjatjes së afatit për përfundimin e kësaj autostrade, Lekaj ka shpjeguar edhe dëmet që janë shkaktuar nga zgjatja e këtij afati.
Ndaj saj reagoi deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se janë të tepruara kërkesat e kompanisë Bechtel&Enka.
Ndërsa, ministri Lekaj tha se çdo cent të qytetarëve do ta shfrytëzojnë në të mirën e tyre e jo në dëm të tyre.
Ndryshe, në emër të mos punës efektive, amortizimit të mjeteve të punës, si dhe për shlyerjen e obligimeve që kanë ndaj bankave konsorciumi Bechtel & Enka përpos mjeteve të parapara me kontratë për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit nga Qeveria ka kërkuar edhe 63 milionë euro shtesë.
Përmes një shkrese zyrtare konsorciumi në fjalë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’ua paguajë këtë shumë të mjeteve në emër të mos punës efektive pa fajin e tyre, në emër të amortizimit të mjeteve të punës, si dhe për shlyerjen e obligimeve që kanë ndaj bankave