Aktuale
Hoti i thotë FMN-së se Draft-buxheti për 2018 është i planifikuar dobët
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka shprehur shqetësimin lidhur me Projektligjin e Buxhetit për 2018, duke theksuar planifikimin e dobët të tij, strukturën jo adekuate dhe planifikimin e udhëhequr nga motive politike.
Ai gjatë një takimi me shefen e Misionit të FMN-së në Uashington, Stephanie Eble, ka diskutuar për zhvillimet ekonomike dhe politike ne vend. Po ashtu temë bisede ishte edhe Projektligji i Buxhetit për vitin 2018 .
Po ashtu Hoti i bëri të ditur përfaqësuesve të FMN se duke qenë se Komisionin për Buxhet dhe Financa e udhëheq Lidhja Demokratike e Kosovës, anëtarët e saj në këtë komision do të jenë shumë të kujdesshëm për të shqyrtuar të gjitha kërkesat për amendamentim që mund të vijnë nga deputetët dhe nga institucionet e ndryshme.
Ai po ashtu bëri të ditur se Grupi parlamentar i LDK-së të bëjë amendamentet për të korrektuar draft-buxhetin për 2018, votimi i të cilit do të bëhet kësaj të diele në Kuvend.
Ndërsa, shefja e Misionit të FMN-së për Kosovë, Eble e vlerësoi lart përkushtimin e Hotit për punën në përmirësimin e kushteve ekonomike në vend, si dhe për politika konstruktive karshi partnerëve ndërkombëtar siç është Fondi Monetar Ndërkombëtar.
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë2 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale2 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Aktuale3 days ago
AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Infrastrukturë3 days ago
Mali i Zi paditet nga Florin Krasniq për ndalimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në në Plavë
-
Infrastrukturë2 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë3 days ago
Ministria e Infrastrukturës mbështet Vushtrrinë me 600 mijë euro për asfaltimin dhe rehabilitimin e rrugëve