Connect with us

Aktuale

“Vdekje e dytë” për Tafallarin, po konsiderohet dënimi i Inspektoratit ndaj “Bechtel & Enka”

Published

on

Për vdekjen e punëtorit Tafil Tafallari në vend e tij të punës, Inspektorati i Punës ka dënuar kompaninë “Bechtel & Enka” me 7 mijë e 500 euro. Por, ky dënim po konsiderohet si vrasje e dytë e punëtorit Tafallari, pasi është i pamjaftueshëm dhe qesharak në raport me humbjen e një jete. Madje, kjo shumë po shihet e barbarët me çmimin e një veture të vjetër.

Kushtrim Hajzeri

Organizata për mbrojtën e të drejtave të punëtorëve dhe në përgjithësi për mbrojten e të drejtave të njeriut nuk po e pranojnë këtë masë ndëshkimore ndaj kompanisë “Bechtel & Enka”. Përfaqësues të këtyre organizatave po vlerësojnë se jeta e punëtorit është bërë në një forme aq e pavlefshme sa që po matet me pak euro.

Kryetari e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve, Jusuf Azemi është i bindur se dënimi prej 7 mijë e 500 euro do të zvogëlohet edhe më shumë.

Ai, për Ndërtimi.info ka thënë se në shkallën e dytë dy dënim do të mbetet vetëm 1 mijë e 500 euro, derisa ka shtuar se ka pasur raste kur për lëndimin e punëtorëve kompanitë kanë marrë dënim më të madh, por që një gjë e tillë nuk ndodhi me “Bechtel & Enka”.

Çështja e dënimit se kush e ka bërë atë vendim prej 7,500 euro është jashtëzakonisht qesharak sepse unë po them se tani jeta e një punëtori po kushton ndoshta sa një veturë e vjetër dhe nuk kemi vlerë më të madhe ne punëtorët. Është një vrasje e dyfishtë ta dënosh një kompani siç është ‘Bechtel & Enka’, me  7,500 euro për shkak të humbjes së një punëtori është më tepër se qesharake. Ne kemi raste të tilla nëpër kompani të tjera, të cilat me të vërtetë ndoshta vetëm se ka pësuar lëndime ka marrë dënim më të madh. Por, ju bëj me dije se kjo është vetëm shkalla e parë dhe jam shumë i bindur që në shkallën e dytë ky dënim prej 7,500 euro do të tkurret dhe ndoshta do të mbetet 1000 ose 1,500 euro”, është shprehur ai.

Duke shprehur pakënaqësinë me masën e marrë nga Inspketorati i Punës, Azemi shkon edhe më tej duke krahasuar me çmimin e një gjedhi dënimet me të cilat përfundojnë rastet e tilla .

“E kam bërë një krahasim sepse po të dalësh në treg dhe marrësh nja gjedh të lirë nuk mundesh ta gjesh ndër 2  mijë euro. Fatkeqësisht jetë  e njeriut, e jona po lidhet me këtë. Sepse organet tona, ndodhi ky rast dhe pas një jave harrohen rastet dhe lihen prapa shpine me qëllime të caktuara. Unë jam i bindur që asnjë inspektor nuk dëshiron që jeta e punëtorit të humb, por megjithatë në momentin që ai nuk e jep maksimumin që të zbardhen rastet dhe për këto raste ta merr dikush dënimin e merituar”, ka shtuar Azemi.

Azemi gjithashtu ka theksuar se kompania “Bechtel & Enka”, punëtor i të cilës ishte edhe Tafil Tafallari,  nuk lejon që ligjet të cilat janë për siguri dhe shëndet në punë të aplikohen në vendin e tyre të punës.

Çështja e dënimit se kush e ka bërë atë vendim prej 7,500 euro është jashtëzakonisht qesharak sepse unë po them se tani jeta e një punëtori po kushton ndoshta sa një veturë e vjetër

Ndërsa, Valton Marku nga Institutin për Kritikë dhe Emancipim duke cilësuar të pamjaftueshëm dënimin ndaj “Bechtel & Enka”,  ka lënë fajtor institucionet përgjegjëse për rastin e Tafil Tafallarit

“Sikur Inspektorati i Punës dhe ‘Bechtel & Enka’ të ishin më përgjegjëse, punëtorët e bashkë me ta edhe të tjerët do të kishin një pasqyrë të zonave me potencialitet rreziku. Po ashtu, sikur këto të dyja të ishin të përgjegjshëm, do të ndërmerrëshin hapa konkret që nga vdekja e parë, por ja që nuk ndodhi kështu. Gjoba e Inspektoriatit të Punës është pozitive në vetvete por e pamjaftueshme. Ndoshta më mirë do të ishte që IP të skanonte vendet e punës në atë hapësirë dhe të rekomandonte përmirësime”, ka nënvizuar Marku.

Ai, ka shtuar se kushtet e papërshtatshme të punës që ka “Bechtel & Enka” vërtetohen kur buzë rrugës punëtorë të kësaj kompanie janë të ekspozuar në të ftohtë që qëndrojnë statik në kabina të improvizuara prej betoni. Por, sipas tij për këto raste me siguri mund të dëgjojmë pasi që përfundon tregimi tragjik i tyre.

E, dënimin që iu shqiptua kësaj kompanie nuk po e pranon as Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut (KMLDNJ).

Duke e cilësuar si të tmerrshëm dënimin në shkallën e parë, kryetari i KMLDNj-së, Behgjet Shala ka thënë për Ndërtimi.info se një dënim i tillë nuk ndodh askund në botë.

Por, këtë që tashmë ka ndodhur, Shala e lidh me politikën.

Sipas tij “Bechtel & Enka” mori dënimin prej 7 mijë e 500 euro pasi ka mbrojtje nga politika vendore dhe ajo ndërkombëtare.

“Po ndodh sepse “Bechtel & Enka” ka një kontratë jashtëzakonisht të fuqishme, ka lidhje me politikën vendore dhe ndërkombëtare dhe ata në një farë mënyre kanë krijuar një imunitet nga ndjekja. Për t’i paguar ato para të vdekjes së një punëtori është sikur t’i hargjonin ato para për kafe. “Bechtel & Enka”-n e mbron politika vendore dhe ndërkombëtare dhe kjo mund të jetë arsyeja pse ka qenë një dënim simbolik dhe kurrëfare hiç. Kjo është e pamoralshme  që ka ndodhë”, ka theksuar Shala.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending