Aktuale
Banka Botërore, 150 milionë për Tregti dhe Transport në Rajon
Vendet e Ballkanit Perëndimor do të përmirësojnë gjendjen e korridoreve kryesore të transportit dhe do të zgjerojnë tregtinë si rezultat i mbështetjes nga Banka Botërore përmes një projekti të ri. Projekti për lehtësimin e tregtisë dhe transportit synon përmirësimin e pikave të kalimit kufitar, efikasitetit të shërbimeve të logjistikës dhe futjen e teknologjisë inteligjente në transportin e mallrave dhe pasagjerëve duke përshpejtuar proceset në pikat doganore.
“Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë nga një kosto më e ulët e transportit dhe zgjerimi i tregtisë si rezultat i projektit prej 150 milionë dollar të Lehtësimit të tregtisë dhe transportit” citohet të ketë thënë Kristalina Georgieva, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Bankës Botërore. “Sipas vlerësimit tonë përfitimet pritet të jenë rreth 1 miliard dollar në vit – një kontribut i rëndësishëm ky në kuadrin e përpjekjeve rajonale për të nxitur rritjen ekonomike, shtimin e vendeve të punës dhe krijimin e mundësive për sa më shumë njerëz.”
Georgieva e bëri këtë njoftim në Konferencën për një integrim më të gjerë të vendeve të Ballkanit, organizuar nga Kryeministri bullgar, Boyko Borissov. Konferenca synonte në prezantimin e mënyrave konkrete për të çuar përpara rritjen dhe zhvillimin ekonomik në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe për përshpejtimin e aspiratave të tyre për futjen në BE.
Në këtë konferencë të nivelit të lartë merrnin pjese Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Mirko Saroviç, Minister i Tregtisë dhe Marrëdhënieve ekonomike me jashtë për Bosnje Hercegovinën, Hashim Thaçi, President i Republikës së Kosovës, Zoran Zaev, Kryeministër i IRJ të Maqedonisë, Filip Vujanoviç, President i Malit të Zi dhe Ana Brnabiç, Kryeministre e Republikës së Serbisë.
Studimet tregojnë se me ritmin aktual të rritjes do të duhen edhe gjashtë dekada të tjera që niveli i të ardhurave të Ballkanit Perëndimor të kapë nivelin e BE-së. Megjithatë, me kryerjen e reformave të duhura dhe sigurimin e stabilitetit makroekonomik, rritja mesatare vjetore mund të ngjitet tek 5 përqind, duke bërë të mundur barazimin e të ardhurave me ato të BE-së në vetëm dy dekada.
Një rritje më e lartë ekonomike do të kërkonte integrim rajonal më të gjerë dhe përmirësim të klimës së biznesit për të nxitur investime në sektorin privat dhe rritjen e punësimit prej sektorit privat.
Banka Botërore po investon aktualisht për përmirësimin e korridoreve të transportit në të gjithë rajonin e Ballkanit. Ajo po punon për të mbyllur disa boshllëqe në Korridorin 8 në Maqedoni dhe Korridorin 10 në Serbi. Përmirësimet në Korridorin 8 pritet të shkurtojnë kohën e udhëtimit të kamionave nga Sofia në Shkup nga 6 orë në tre ore e gjysmë.
Aktuale
Rritja e qirave dhe kriza e strehimit kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane
Aktuale
Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj
Aktuale
Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta
-
Infrastrukturë18 hours ago
Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro
-
Auto13 hours ago
Kërkesa për vetura elektrike kineze po rritet
-
Aktuale14 hours ago
Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë18 hours ago
Trena elektrikë në Kosovë dhe Shqipëri? Vendet e Ballkanit tentojnë të modernizojnë linjat hekurudhore
-
Infrastrukturë17 hours ago
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar (VIDEO)
-
Infrastrukturë14 hours ago
Të huajt blenë 26% të pasurive të paluajtshme në Shqipëri – Bie numri i pronave të pashitura. Shumica prej tyre të blera me kredi
-
Infrastrukturë19 hours ago
Në myk e kushte jo të favorshme mësojnë nxënësit e Shkollës Dardania në Prishtinë
-
Auto17 hours ago
Bizneset shprehin pakënaqësi me dinamikën e punimeve në zonën historike të Prizrenit