Aktuale
Po renovohet shkolla e djegur në Mitrovicë
Ka nisur renovimi i shkollës “Musa Hoti” në Mitrovicë.
Shkolla fillore “Musa Hoti” në Mitrovicë, një pjesë e së cilës ishte djegur dy muaj më parë, ka filluar të rinovohet.
Drejtori i kësaj shkolle Iset Beka, tha se punimet për rinovimin e shkollës kanë filluar dy javë më parë.
“Renovimi i shkollës ka filluar para dy jave, mjete për renovimin e shkollës janë ndarë nga Ministria e Financave”, tha Beka për KALLXO.com.
Drejtori i shkollës tha se punimet në shkollë pret të përfundojnë së shpejti në mënyrë që gjysmë-vjetorin e dytë nxënësit ta fillojnë në shkollën e tyre.
“Shpresojmë të kalojmë në shkollën tonë për gjysmë-vjetorin e dytë, e fundit deri në mars”, tha Beka.
Ndërsa drejtori i Arsimit në Mitrovicë, Skender Avdiu tha për KALLXO.com se për renovimin e shkollës “Musa Hoti” janë ndarë 350,000 euro.
Nxënësit e gjashtë klasave të kësaj shkolle janë bartur në shkollën fillore “Ando Zako Çajupi”, ndërsa nxënësit tjerë po vijojnë mësimin në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Xheladin Deda” .
KALLXO.com raportoi më herët se në Shkollën “Musa Hoti” vetëm gjashtë klasë janë aftësuar pas djegies në fillim të vitit shkollor.
-
Infrastrukturë16 hours ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë1 day ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë23 hours ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë23 hours ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë20 hours ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë20 hours ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale19 hours ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Aktuale20 hours ago
Hoteli ‘Four Seasons Istanbul’ votohet si më i miri në botë