Aktuale
“Kasapët” e buxhetit!
Partnerët e koalicionit qeverisës me emërimin e 67 zëvendësministrave, të cilët kanë nga një asistent dhe shofer personal, buxhetit të varfër të Kosovës i kushtojnë mbi 1.5 milion euro në vit.
Nëse rritet numri i tyre, ashtu siç pritet të ndodhë, vetëm për pagat e tyre do të shpenzohen rreth 2 milionë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Pagat e 67 zëvendësministrave të emëruar deri më tani nga qeveria “Haradinaj” buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë rreth 1 milion euro në vit pa përfshirë këtu edhe pagat e 67 asistentëve të tyre dhe po aq shoferëve.
Pagat e asistentëve të zëvendësministrave arrijnë në rreth 350 euro në muaj, po aq sa janë edhe pagat e shoferëve.
Sipas një kalkulimi të thjeshtë del se pagat e zëvendësministrave, të asistentëve dhe të shoferëve arrijnë shumën vjetore prej mbi 1.5 milion eurosh.
Megjithatë, kjo shifër mund të arrijë shumë shpejt 2-milionëshin nëse numri i zëvendësministrave arrin në 80, ashtu siç bazohet se janë pajtuar partnerët e koalicionit qeverisës.
Zyrtarë të Ministrisë së Financave kanë bërë të ditur për gazetën “Zëri”se paga e një zëvendësministri aktualisht është 1,182,50 euro derisa paga e asistentes dhe e shoferit është 348,5 euro.
-
Infrastrukturë3 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë3 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë3 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Aktuale2 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Aktuale3 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Auto2 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Infrastrukturë2 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!