Arkitekturë
Shpallet fitues projekti fantastik për bankën në Zvicër
Herzog & de Meuron ka zbuluar planet e saj për selinë e re të shërbimit të menaxhimit të pasurisë zvicerane dhe bankën private Lombard Odier, e cila do ndërtohet tek Liqeni i Gjenevës.
Ndërtesa e firmës Jacques Herzog dhe Pierre de Meuron me bazë në Basel do të ofrojnë hapësira pune për 2,600 njerëz, si dhe një auditor me 600 vende dhe një kantinë të stafit.
Kjo do të sjellë së bashku rreth 1,900 punonjës të Lombard Odier të shpërndarë në gjashtë vende në Gjenevë dhe Lancy, si dhe duke siguruar hapësirë për 700 më shumë.
Kompleksi prej 27,400 metra katrorë në Bellevue, në bregun verior të Liqenit të Gjenevës në Zvicër, u përzgjodh për afërsinë e tij me lidhjet hekurudhore, rrugore dhe ajrore.
Fasadat e xhamit, ballkonet dhe një vendkalim i jashtëm janë të dizajnuara për t’i dhënë punëtorëve pamje drejt liqenit. Dizajni “ultra-bashkëkohor” i Herzog & de Meuron fitoi kundër propozimeve të shtatë firmave: BIG, OMA, Dominique Perrault Architecture, Arkitektët Bernard Tschumi, Favre & Guth dhe Atelier d’architecture Brodbeck-Roulet.
Favre & Guth me bazë në Gjenevë është përzgjedhur për të punuar me Herzog & de Meuron në dorëzimin e projektit.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës përzgjedh fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës shkel ligjin për ‘tunel transformues’ që pritet të kushtojë 6 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Një kompani ndërtimi dëmton kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve
-
Infrastrukturë2 days ago
Expo-Albania, xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë!
-
Aktuale2 days ago
KRPP konfirmon se Komuna e Prishtinës shkel ligjin kur autorizon Arkitektin e Kryeqytetit të hap konkurse në emër të saj
-
Infrastrukturë2 days ago
Kontratat e para të Kosovës me Swissbau dhanë një ton inkurajues
-
Aktuale2 days ago
“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024
-
Infrastrukturë2 days ago
Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj