Aktuale
Reagon ashpër Haxhiu për dënimin prej 7,500 eurosh për vdekjen e Tafil Tafallarit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me dënimin me gjobë 7 mijë e 500 që ka ndërmarrë Inspektorati i Punës si masë ndëshkuese ndaj kompanisë “Bechtel & Enka”, në lidhje me vdekjen e punëtorit Tafil Tafallari, shkruan Ndërtimi.info
Deputetja, Haxhiu ka cilësuar të dhimbshme këtë vendim, pasi sipas saj u kuptua se në Kosovë jetë e një punëtori vlen 7 mijë e 500 euro.
Reagimi i deputetes Haxhiu ka ardhur pas publikimi të vendimit të Inspektoratit të Punës nga Ndërtimi.info, e që vazhdimisht ka përcjellë zhvillimet në lidhje me rastin e vdekjes së Tafil Tafallarit.
Derisa ka ngritur pyetje se a ka institucione të drejtësisë që vendosin drejtësi, Haxhiu ka vlerësuar se përgjegjësia penale është e para dhe mbi të gjitha.
“ 7, 500 euro qenka dënu kompania Bechtel&Enka për vdekjen e punëtorit në vendin e punës! Madje inspektoriati krekoset me këtë!
Pra u kuptua se në Kosovë jeta e një punëtori vlen 7,500 euro?!
E dhimbshme!
A ka institucione të drejtësisë në këtë vend që vendosin drejtësi dhe japin dënime penale për vdekjet e punëtorëve në vendet e punës?
Përgjegjësia penale është e para dhe mbi të gjitha!”, ka shkruara deputetja Haxhiu në facebook.
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë2 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale2 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Aktuale3 days ago
AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Infrastrukturë3 days ago
Mali i Zi paditet nga Florin Krasniq për ndalimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në në Plavë
-
Infrastrukturë3 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë3 days ago
Ministria e Infrastrukturës mbështet Vushtrrinë me 600 mijë euro për asfaltimin dhe rehabilitimin e rrugëve