Aktuale
Ahmeti-studentëve: Fakulteti i FSHMN-së të ndërtohet pranë atij Teknik, s’ka zgjidhje tjetër
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u është përgjigjur thirrjeve të protestuesve lidhur me mos ndërtimin e objektit të FSHMN-së.
Ahmeti para studentëve ka thënë se ai ka tentuar që të zgjidh këtë problem në takimet me të gjithë rektorët, që FSHMN të ndërtohet afër fakultetit teknik, aty ku është paraparë të ndërtohet pallati i operës, raporton Indeksonline.
Mirëpo, sipas tij, kjo varet nga Ministria e Kulturës, e cila duhet të heq dorë nga ndërtimi i operës në atë vend.
Ahmeti ka thënë se ata janë të interesuar të bëjnë zgjidhje, mirëpo kjo zgjidhje të jetë në harmoni me planet rregullative të Kuvendit Komunal.
“Falminderit që keni ardh këtu . Sipas planit rregullues qendra 2 me vendim të Kuvendit komunal nuk është planifikuar hapësira për ndërtimin e objektit. Unë jam takuar disa herë më të gjithë rektorët të cilët kanë ardh me këtë çështje, ju kam dhënë zgjidhje, dhe zgjidhja është qysh u kanë e paraparë edhe ma herët kur është ndërtua plani për ndërtimin e universitetit, që fakulteti i shkencave të jetë në afërsi të fakultetit teknik, ky aty është parapa ndërtimi i sallës së operës i cili nuk do të ndërtohet. Ai ka qenë plani fillestar, aty është vendi, hapësira për objektin aty është me plan rregullues. Krejt çka duhet më bë, është që Ministria e Kulturës me heq dorë nga ndërtimi i pallatit të Operës se nuk e ka vendin aty e na pastaj të procedojmë sipas planeve rregullative që kemi. As unë as kushdo kryetar nuk mundet me vepru në kundërshtim me planet rregullative që i ka Kuvendi Komunal. Unë vi ne Qeveri e në Ministri të Kulturës e Arsimit e t’i bëjmë zgjidhje objektit të FSHMN-së, na jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje. Ta bëjmë zgjidhjen bashkë, në kuadër planeve rregullative, në kuadër të hapësirave. Nuk ka vend më në kampusin e Universitetit” ka thënë Ahmeti
-
Infrastrukturë8 hours ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë7 hours ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë7 hours ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë4 hours ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë8 hours ago
Mbretëria e Bashkuar përballet me një mungesë ‘brutale’ të aftësive të ndërtimit!
-
Ambienti6 hours ago
Markat e njohura të modës “Zara” dhe “H&M” akuzohen për shpyllëzimin dhe grabitjen e tokava në Brazil
-
Infrastrukturë6 hours ago
Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh
-
Infrastrukturë8 hours ago
Këto janë katër rrugët që do të ndërtohen në Podujevë