Aktuale
Hapet edicioni i dytë i Konventës së Industrisë së Drurit
Hapet sot edicioni i dytë i Konventës së Industrisë së Drurit, i cili mbahet në Hotelin “Emerald”.
Kjo Konventë paraqet mundësi të shkëlqyer për kompanitë e përpunimit të drurit të fitojnë vizibilitet, të negociojnë punë dhe të tërheqin investitor, si dhe të mësojnë.
Synimi i përgjithshëm i edicionit të dytë i Konventës së Industrisë së Drurit, është përparimi në zhvillimin dhe rritjen e industrisë së drurit në Kosovë.
Edicioni i dytë i Konventës së Industrisë së Drurit organizohet nga Shoqata e përpunuesve të drurit e Kosovës, ndërsa mbështetet nga projekti Empower Private Sector i financuar nga USAID-i, SIDA dhe projekti ICEP i financuar nga BE-ja.
Do të marrin pjesë kryeministri, Ramush Haradinaj, ministri i Tregtisë, Bajram Hasani, kryetari i Bordit të Shoqatës së Përpunuesve të Drurit, Hashim Deshishku, zëvendësdrejtoresha e USAID-it, Lisa Magno dhe zëvendësshefi për Bashkëpunim nga Zyra e BE-së, Libor Chlad.
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë2 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale2 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Aktuale3 days ago
AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Infrastrukturë3 days ago
Mali i Zi paditet nga Florin Krasniq për ndalimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në në Plavë
-
Infrastrukturë2 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë2 days ago
Ministria e Infrastrukturës mbështet Vushtrrinë me 600 mijë euro për asfaltimin dhe rehabilitimin e rrugëve