Connect with us

Infrastrukturë

Fshati Greme me sistem të ri të ujësjellësit

Published

on

Fshati Greme i komunës së Ferizaj nga sot do ta ketë sistemin e ri të ujësjellësit i cili është realizuar me një kosto rreth 670 mijë euro.

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa në inaugurimin e këtij ujësjellësi shpjegoi se për këtë projekt ka pasur donacione edhe nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe CDI e Zvicrrës, transmeton InfoKomuna.

Ai me këtë rast ka uruar banorët për këtë projekt kapital i cili është tashmë afër shtëpive të tyre dhe do të përmirësojë cilësinë e jetesës edhe nëpër vendet rurale. Shfaqi shpresën se pas pak kohësh projekti do të zgjerohet edhe për banorët e fshatit Rakaj.

“Sot po e përurojmë ujësjellësin këtu në fshatin Greme një projekt i cili në vazhdimësi ka qenë duke u realizuar në bazë të pjesëmarrjes së komunës në këtë projekt me 331 mijë euro, 105 mijë prej të cilave janë investuar në Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe 231 mijë nga CDI e Zvicrrës. Realisht në përgjithësi ky projekt ka një kosto prej 674 mijë eurosh, dhe zgjidh problemin e ujit të pijes për banorët e fshatit Greme në 38 km të ujësjellësit i cili tashmë është instaluar dhe nga kjo largësi përmes pompimit. Në tri puse kemi arritur që të nxjerrim ujë në secilin prej tyre nga 15 litra shtypje në sekonde që nënkupton që kemi rezerva të jashtëzakonshme të ujit deri në 45 litra në sekonde nga të tri shpimet. Këto tri pompa nga këtu e pompojnë ujin deri në rezervarin i cili e furnizon këtë fshat me ujë të pijes. Mbetet për të ardhmen që banorët e këtij lokaliteti t’i realizojnë investimet vetanake për futjen e rrjetit te ujësjellësit nëpër kuzhinat e tyre , d. m. th në amvisëritë e tyre . Janë projekte që komuna nuk participon, por është në dorën e secilit individ që të zgjidhin mënyrën e furnizimit me ujë”.

“Komuna përkundër vonesave dhe vështirsive ka arritur që brenda këtij mandati ta realizojë inaugurimin e rrjetit te ujësjellësit pavarësisht sanksionimit që i është bërë përfaqësuesit të komunës dhe mua si kryetar komune nga banorët e këtij lokaliteti të cilët votën e tyre e kanë kushtëzuar me realizmin e këtij projekti. Pavarësisht kësaj ne kemi realizuar politikat tona të cilat nuk kanë qenë politika kushtëzuese e as nënshtruese për votë drejt realizimit të këtyre projekteve. Unë jam shumë i sigurte që të gjitha projektet që kanë filluar nga qeveria jonë komunale do të realizohen me përkushtim dhe me seriozitet maksimal edhe nga pushteti që është në ardhje, ku do të përfitojnë të gjithë qytetaret siç është edhe vazhdimësia e këtij projekti deri në fshatin Rakaj” ka thënë kryetari Svarqa.

Ndërkaq drejtori i kompanisë rajonale e cila është përgjegjëse për ujë dhe kanalizim “Bifurkacioni” Nazif Asllani” bëri të ditur se pas përfundimit të këtyre punimeve , banorët do të ndihmohen edhe në kyçjet individuale.

“ Faza e parë e këtij projekti tashmë ka përfunduar. Rrjeti kryesor dhe ai sekondar në 38 kilometra janë kryer dhe rezervarët janë të mbushur më ujë. Ashtu sikurse në praktikat e mëparshme nëpër fshatrat e tjera, qytetarët prej rrjetit duhet ta kontraktojnë një kompani dhe t’i realizojnë kyçjet individuale për të pasur furnizim normal me ujë të pijes. Ne do të ndihmojmë edhe në aspektin teknik për kyçjet individuale” deklaroi Asllani.

Përfaqësues të kompanisë rajonale për ujë dhe kanalizim “Bifurkacioni” u zotuan se edhe ky ujë do të ketë kontrollin plotë për nga analizat kimike dhe higjenike nga ana e Instituti Rajonal për Shëndetin Publik në Ferizaj , ashtu siç e kanë edhe sistemet e tjera të ndërtuara më parë.

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova

Published

on

Një hap i rëndësishëm në peizazhin energjetik të Kosovës është shënuar, pasi u nënshkruan marrëveshjet kyçe ndërmjet Qeverisë dhe MCA-Kosova.Ministria e Ekonomisë nënshkroi Marrëveshjen e Entit Zbatues (IEA) me MCA-Kosova për Aktivitetin

Multifunksional të Ruajtjes së Energjisë (MFES), ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me (Millenium Challenge Acount – Kosova)  MCA-Kosova për Energjinë dhe Aktivitetin e Mbështetjes së Politikave Klimatike në kuadër të Programit Kompakt.

Këto marrëveshje janë thelbësore për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të Kompaktit, të cilat

janë komponentë integrale të strategjisë së Kosovës për rritjen e sigurisë energjetike dhe kalimin në burime më të pastra të energjisë.“Pothuajse 2 milionë njerëz do të përfitojnë nga Programi Kompakt, investim ky në energji, më i madhi në 50 vitet e fundit. Deri në përfundim, Kosova pritet të ketë më së shumti ruajtje të baterive për kokë banori në botë”, tha Florina Duli – Sefaj, kryeshefe ekzekutive e e MCA- Kosova.implementojmë programin me sukses dhe në kohë, e që Kosova të merret si shembull i suksesit kur flitet për programet e MCC-së”, ka theksuar Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Në mars të vitit 2024, Qeveria e Kosovës ndërmori një hap të rëndësishëm duke krijuar strukturën e pronësisë së Ndërmarrjes Publike “Korporata për Ruajtjen e Energjisë” (KRE).

KRE është vendosur të zotërojë dhe operojë rreth 125 MW për dy orë (ekuivalente me 250 MWh) të një ose më shumë sistemeve të ruajtjes së energjisë së baterive dhe sistemeve të tjera potenciale të ruajtjes së energjisë elektrike.

Ministri Liburn Aliu ka theksuar se bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe MCC-në, po fillojmë bashkëpunimin për një qasje sistematike për llogaritjen e gazrave serrë, kështu për të ndihmuar për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe sektorin e tyre të ri për inventarin e GS./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se po vazhdojnë nënshkrimin e memorandumit për komunën e Artanës, të cilën komunë e kanë financuar 502,000.00€.

Ai ka bërë me dije se qëllimi i këtij memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore të cekura si më poshtë:

“Ndërtimi i Urave në fshatrat Llabjan (Brus-Abazaj-Zebincë-Makresh / lagjja Bajraj); Asfaltimi i rrugëve lokale për fshatrat: Parallov; Llabjan; Kufcë; Makresh i Ulët; Makresh i Naltë; Pasjak; Vllasali; Novobërdë; Koznic; si dhe Bushincë”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Italianët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit

Published

on

Ekzistojnë ende disa vende ku ju mund të shkoni me pushime në plazh sa herë të doni gjatë gjithë verës me çmime të përballueshme, shkruan Antonio Pilato në një artikull të botuar në revistën italiane “Solo Finanza”.

Vera po afron dhe për ata që nuk kanë planifikuar ende asgjë, ne rekomandojmë të zgjidhni dhe eksploroni Shqipërinë. Pa shpenzuar shumë para ju mund të pushoni në breg të detit dhe të shijoni çdo lloj rehatie.

Kjo është një mundësi ‘e bujshme’ e zbuluar nga portali i njohur (pirateinviaggio.it) i cili ditët e fundit ka ndarë me ndjekësit e tij destinacionet më të mira për vitin 2024, që nuk duhen humbur.

Shqipëria, një nga destinacionet në trend – edhe verën e kaluar – ofron për udhëtarët diell, det të kristaltë, plazhe që të lënë pa frymë dhe shumë shërbime të tjera me kosto dukshëm më të ulëta se ato që ofrohen në Itali, transmeton ATSh.

Saranda, një qytet i bukur bregdetar ofron hotele (me tre yje) ku mund të akomodoheni si “zotërinj të vërtetë”. Akomodohuni në hotelin “Vila Era Beach” për vetëm 20 euro nata. Hoteli është praktikisht në plazh dhe gjithashtu në paketë përfshihet vakti i mëngjesit. Vendndodhja mbetet padyshim ‘një pikë e fortë’, por edhe dhomat kanë hijeshinë e tyre. Ato janë të mëdha, komode dhe ideale si për çifte ashtu edhe për grupe turistësh. Disa nga hotelet, gjithashtu kanë një kopsht ose një tarracë të vogël.

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është fundi i majit deri në fund të shtatorit. Tashmë turistët italianë dhe jo vetëm kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit falë çmimeve të saj të përballueshme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending