Aktuale
OSHP i kërkon Skenderajt të bëjë ekzaminimin e gjitha kompanive për këtë tender
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/kanalizimi.jpg)
Ndërtimi i kanalizimit fekal në fshatrat Likovc-Abri-Mug me gjatësi 56000 metra do të zvarritet edhe për një kohë. Kjo meqë Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik i ka kërkuar Komunës së Skenderaj që ta kthej në rivlerësim këtë tender, shkruan Ndërtimi.info
Lidhur me këtë tender Komuna e Skenderajt nuk ka respektuar në tërësi dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).
OSHP i ka kërkuar komunës që ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i të gjitha ofertave të operatorëve ekonomik të bëhet konform dispozitave të LPP.
Paneli Shqyrtues ka kërkuar nga Autoritetit Kontraktues që brenda 10 ditëve të informoj me shkrim për të gjitha veprimet që ka ndërmarr për këtë aktivitet të prokurimit.
Që tenderi të rivlerësohet nga Komuna e Skenderajt, erdhi pas një ankese nga operatori ekonomik NTSH “Doni Commerce” & “Fert Petrol”-Skenderaj, ku pretendonte se Komuna e Skenderajt nuk ka respektuar Ligjin e Prokurimit.
Kompanitë në konzercium NTSH “Doni Comerc” & “FERT Petrol”-Skenderaj, për këtë tender nuk kishte bërë kërkesë për rishqyrtim, pasi që komuna nuk i kishte dhënë mundësinë për të shfrytëzuar këtë të drejtë. Me të mohuar këtë të drejtë kompanitë iu drejtuan me ankesë Gjykatës së Tenderëve.
Lidhur me këtë tendër, gjatë ditës së djeshme ka raportuar Ndërtimi.info ku ka kontaktuar edhe me zyrtarë të komunës atje.
Me një sjelle të vrazhdë gjatë një komunikimi në telefon, zyrtari i prokurimi Haxhi Bejta, ka thënë se nuk e kanë për ngut.
Në ankesën e publikuar nga OSHP, operatorët pretendonin se Skenderaj nuk i ka respektuar nenin 6 të Ligjit të Prokurimit Publik, ekonomiciteti dhe efikasiteti, nenin 7 “Barazia në trajtim-jo diskriminimi”, neni 10 “Mjetet për promovimin e transparencës”, neni 28 “Specifikimet teknike”, neni 59 “Ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve”, si dhe shkelej të nenit 69 që ka të bëjë me aftësitë teknike dhe profesionale.
Por këto pretendime sipas zyrtarëve të komunës po i bëjnë ata që nuk din se çka është Ligji i Prokurimit.
Kështu ka thënë për Ndërtimi.info nëpërmjet telefonit, Haxhi Bejta nga Zyra e Prokurimi në Skenderaj, duke theksuar se ende nuk e kanë marr dhe nuk e kanë parë vendimin e OSHP-së.
“Ku e din ai që kam bërë shkelje të Ligjit pa shku në OSHP. Ai thirret në diçka hipotetike, që nuk e di çka është Ligji i Prokurimit. Ne jemi në kuadër të OSHP-së, është eksperti shqyrtues, thërret panelin, qëkjo është…Ende nuk e ka kthyer, ende mu nuk m’ka ardh. Qato pretendime janë, ankuesi ka të drejtë me bo ankesë, ka bërë ankesë, në qoftëse e kthen paneli me të dhëna pa të dhëna qëkjo është”, tha ai.
Duke i interpretuar vendimin e OSHP e cila e ka aprovuar si pjesërisht të bazuar ankesën e operatorit ekonomik, e duke i kërkuar Autoritetit Kontraktues në këtë rast Komunës së Skenderaj që ky tender të rivlerësohet, Bejta nuk deshi të komentoj me arsyetimin se ende nuk e ka lexuar.
Megjithëkëtë, kërkuam nga ai që një deklaratë rreth shkeljeve që ka bërë komuna të marrim më vonë, por Bejta këmbënguli se për këtë punë mos të kontaktohet më.
“Hala se kam lexu. Mos më thirr se jam i zënë shumë, kam auditorët, kam punë shumë, për këtë punë s’ke çka me më thirr. Çka po lyp ma shumë. Dokumentet janë publike, detaj unë nuk muj më ti kallxu me të dhënë, qysh, si e tek. Se edhe na tash ja kthjena pjesën tonë. E formoj apet komisioni, na sen për ngut se kemi”, tha ai.
Për të njëjtin tender pati ankesë tjetër nga konzerciumi “Ilea Gr & Alb Tiefbau”-Prishtinë, ku pretenduan se Komuna e Skenderaj ka bërë shkelje të nenit 7, 69 të LPP.
Ankesën dhe pretendimet që i bënë, i tërheqjen me 6 nëntor. Me këtë datë, në OSHP ishte deponuar kërkesa për tërheqje të ankesës, lidhur me tenderin me titull “Ndërtimi i kanalizimit fekal në fshatra Likovc-Abri-Murgë L=560000M”.
Këtë kërkesë e kishte aprovuar OSHP, ku kishte ndërprerë procedurat e shqyrtimit të ankesës së operatorit ekonomik.
“Autoritetit kontraktues, që të vazhdoj me tutje me këtë aktivitet të prokurimit, përkitazi me këtë ankese. Ndërsa nëse ka ankesë tjetër, ajo vazhdon te shqyrtohet në mënyrë të rregullt dhe aktiviteti i prokurimit mbetet i pezulluar ashtu siç parashihet në nenin 112 paragrafi I te LPP-së”, thuhet në vendimin e OSHP-së.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)