Connect with us

Aktuale

Kreditë dhe tatimet po i falimentojnë bizneset

Published

on

Mungesa e profesionalizmit, normat e larta të interesit, monopoli i krijuar nga korporatat e mëdha, vlerësohen të jenë disa nga faktorët që vështirësojnë punën e bizneseve, e më pas çojnë në falimentimin e shumë prej tyre.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, sivjet janë regjistruar 8,074 biznese, ndërsa janë mbyllur 1,302  prej tyre.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Musa Limani thotë për AktivPress se udhëheqja e firmave nga persona jo profesionalist po bën që shumë kompani të dështojnë në tregun kosovar.

“Është e vërtetë që në Kosovë gjatë një viti regjistrohen mbi 7-8 mijë firma të reja, mirëpo të njëjtën kohë edhe mbyllen mbi  njëmijë biznese. Problemi kryesor këtu qëndron se me biznese udhëheqin jo profesionistët. Pra, mungesa profesionale është një prej shkaktarëve që qon deri të falimentimi. Kurse si problem në vete është edhe situata ekonomike, do më thënë është një situatë e rëndë që normalisht reflektohet në çdo subjekt ekonomik”, thekson Limani.

Mirëpo problemi kryesor për bizneset  në Kosovë, sipas tij, janë politikat kreditore të bankave komerciale në vend.

Siç thotë ai, ato po i ngufasin firmat.

“Shumë instrumente të politikͅës fiskale, siç është TVSH-ja, tatimet, më pas  politika kreditore, sidomos kjo është ajo që po ndikon shumë negativisht në afarizmin e bizneseve dhe normalisht edhe instrumentet e tregtisë së jashtme. Këtu do ta potencoja politikën kreditore, e cila është një ndër politikat më të ashpra në rajon edhe pse Kosova është një prej vendeve më të pazhvilluara të rajonit, e siç dihet kreditë paraqesin një burim kryesor dhe plotësues për biznesin”, tha ai.

“Asnjë biznes nuk mundet të zhvillojë afarizmin e tij pa mbështetje bankare, prandaj kushtet jo të volitshme që i vendosin bankat komerciale në Kosovë për bizneset, janë një prej elementeve të cilat ndikojnë në dështimin e bizneseve. Normat e interesit  për kredi janë jashtëzakonisht të larta sa i përket kushteve të bizneseve tona”, shtoi.

Ndërsa për këtë problem sipas Limanit kanë bërë shumë pak qeveritë e deritanishme, duke mos përfshirë atë aktuale, pasi sipas tij që në ditët e para të qeverisjes ka bërë hapa pozitivë në favor të bizneseve.

“Qeverite e deritanishme, mund të them se i kanë zbatu instrumentet e politikës fiskale jo aq sa duhet në përkrahje të bizneseve vendore. Disa prej këtyre instrumenteve kanë ndikuar negativisht në zhvillimin e bizneseve. Prandaj pa një mbështetje institucionale nga ana e Qeverisë nuk mund të presim ndonjë zhvillim të hovshëm apo dinamikë të ekonomisë”, thotë njohësi i çështjeve ekonomike.

Në anën tjetër, për nënkryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Muhamet Ymeri është alarmante mbyllja e një biznesi prodhues, me potencial dhe traditë.

Sipas tij, problem në vete është krijimi i bizneseve fiktive, me kapital të dyshimtë, të cilat bëjnë kaos në treg.

Ditë më parë, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj theksoi një problem tjetër që po përballen kompanitë, siç është mungesa e energjisë elektrike.

Madje, Haradinaj tha se për një vit bizneset humbin mbi 300 milionë euro nga mungesa e rrymës.

Në anën tjetër, ministri i financave Bedri Hamza ka deklaruar se nuk do të ketë rritje të normave tatimore, madje duke iu premtuar bizneseve se asnjë ligj nuk do të kalojë në qeveri e Kuvend pa inputet e tyre.

Megjithatë, Limani tha se detyra e Qeverisë aktuale është që të bëjë reforma rrënjësore në ndaljen e dukurive negative ekonomike, duke i kthyer  elementet e politikes fiskale kreditore dhe të tregtisë së jashtme në funksion të zhvillimit të bizneseve.

Sidoqoftë, numri i bizneseve të shuara në Kosovë nuk është i saktë nga ajo që paraqitet nga institucionet shtetërore për arsye se procedurat e shuarjes së bizneseve obligon që kompania t’i kryejë të gjitha obligimet tatimore.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending