Aktuale
Kthehet në Rivlerësim tenderi për rrugën Besi-Podujevë
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/im.jpg)
Edhe për një kohë do të vazhdoj zvarritja e punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N25, segmenti rreth-rrotullimi Besi-Podujevë, Lot 4 st. 11+740.000 deri në st. 16+000.00, shkruan Ndërtimi.info
Kjo meqë Gjykata e Tenderëve ka anuluar dhënien e kontratës nga Ministria e Infrastrukturës duke e kthyer lëndën në Rivlerësim. Meqë ministria ka bërë shkelje ligjore në tenderin për zgjerimin e rrugës nga Besia në Podujevë
Pas ankesave që kishte marr Organi Shqyrtues i Prokurimit, ekspertët e kësaj të fundit kanë konstatuar se Ministria e Infrastrukturës gjatë ekzaminimit, vlerësimit dhe krahasimit të ofertave nuk është bërë komform nenit 59-të të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).
Njoftimi për kontratë në lidhje me këtë aktivitet të prokurimit është bërë me 5 qershor të këtij viti. Ndërsa hapja e ofertave është bërë në muajin korrik ku kishin marrë pjesë shtatëmbëdhjetë operator ekonomik.
Operatori ekonomik “Al Trade & RSM Company Sh.P.K-Prishtinë” kishte pretenduar se Ministria e Infrastrukturës ka vepruar në kundërshtim me nenet 7, 59, 71 dhe 72 të Ligjit për Prokurim Publik (LPP).
Operatori tjetër ankues “R&Rukolli&Npsh Bageri”-Skenderaj/Ferizaj, kishte deponuar ankesë në OSHP me 13 Tetor 2017 me nr. 382/17, kundër dhënies së këtij tenderi. Kjo kompani pretendonte se Autoriteti Kontraktues ka nuk ka respektuar nenet 1, 6, 7, 57, 59, 60, 64, 65, 69 dhe 72 të LPP.
Të njëjtat pretendime kishin edhe dy operator tjerë ekonomik.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)