Connect with us

Aktuale

EKSKLUZIVE: Raporti për vdekjen e punëtorit të “Bechtel&Enka”-s, Tafil Tafallari

Published

on

“Rasti ka ndodhur në një rrugë të pjerrët, ku ky ka dalë prej kabinës për kryerjen e nevojave fiziologjike, por pa lejen e punëdhënësit dhe nëse ka shkuar me pi diçka apo me ndejt, me humbë kohë, nuk ka pasur arsye, pse ka shkuar”. Kjo është një pjesë e përfoljes së raportit për vdekjen e punëtorit Tafil Tafallari, që gjeti vdekjen një muaj më parë gjatë punës në autostradën Prishtinë – Shkup , “Arbën Xhaferi”, skatësisht në fshatin Kovaçec të Kaçanikut.

Kushtrim Hajzeri

Vdekja e 41 vjeçarit më 28 tetor, ngjalli një alarm serioz për rastet e vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës, pasi ky ishte punëtori i dytë brenda punishtës së “Bechtel & Enka” që gjeti vdekjen në muajin tetor gjatë punës në autostradën “Arbën Xhaferi”.

E, derisa në ditët pas ngjarjes u dhanë disa versione të përafërta se si kishte ndodhur rasti me fatalitet, tash pas një muaji Inspektorati i Punës të Kosovës ka versionin final të saj. Inspektorati i Punës ka raportin zyrtar, mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë vendim në lidhje me ngjarjen.

Këtë raport për Ndërtimi.info e ka interpretuar zëvendëskryeinspektorit të Punës për Siguri në Punë, Agim Millaku.

“Problemi është që në kohë pune edhe pse ekziston kantina nuk mund të shkosh të shërbehesh sa herë të teket…”

Raporti i Inspektoratit të Punës i hartuar më 3 nëntor, gjen se organizmi i punës nuk ka qenë në nivelin e duhur e i përcjellur mirë dhe punëdhënësi e ka vënë punëtorin në rrezik jete.

Sipas këtij raporti viktima, Tafil Tafallari është gjetur 450 metra larg vendit të tij të punës, por që prapë ka qenë brenda territorit të vend punishtes.

Millaku ka shpjeguar si ka ndodhur rasti sipas deklaratave të dëshmitarëve, të cilat janë pjesë e raportit final. Edhe pse ditën e aksidentit dhe orëve më pas është thënë nga Inspektorati i Punës që nuk ka pasur dëshmitarë, raporton Ndërtimi.info.

Rasti ka ndodhur në një rrugë të pjerrët, ku ky ka dalë prej kabinës për kryerjen e nevojave fiziologjike, por pa lejen e punëdhënësit dhe nëse ka shkuar me pi diçka apo me ndejt, me humbë kohë, nuk ka pasur arsye, pse ka shkuar. Hajde ky këtu ka dashtë të shkoj, por është gjetur lart, jo në oborrin para kantinave që ky ka qenë furnizues me ujë të pijshëm për këto dy kantinat me autobot. Rruga ka qenë shumë e rrëshqitshme sepse ka ra shi një natë më herët dhe përbërja e dheut ka qenë si shmapon. Ky për mos me u ndal, mos me mund të dal sepse pjerrtësia ka qenë bukur e madhe, 5 për qind diku dhe i ka dhënë gaz pa e parë se lartë është punëtori i shtrirë në rrugë. Punëtori ka qenë i rrëzuar në rrugë, me kokë teposhtë. Arsyeja nuk dihet, a ka rrëshqit apo çfarë ka ndodhur, por dihet që ka qenë i shtrirë më këmbë lartë dhe kokë poshtë. Ky në kthesën 90 shkallë i ka dhënë gaz që të mund të dal në krye të kodrës, duke mos e parë që është i shtrirë aty dhe e ka shkel, jo me rrotë të para por të pasme të kamionit”, ka treguar ai.

Vendi i vdekjes

Sipas gjetjeve në këtij raporti, Millaku ka theksuar se viktima është  gjetur diku 7 metra mbi kantinë, jashtë territorit ku kanë qenë kantina dhe toaletet.

I dyti i Inspektoratit të Punës ka nënvizuar se problemi qëndron në atë se viktima është larguar nga vendi i tij i punës pa leje dhe jo në kohë të pauzës.

“Sipas raportit viktima nuk ka pasur urdhëresë me shkrim që të lëshojë vendin e punës, nuk ka pasur kërkesë që po largohet nga aty dhe dihet që në atë ditë për shkak që nuk kanë mundur të furnizohen me material, i cili është dashtë me u ngjesh sepse punëtori ka punuar me cilindër që e ngjesh materialin në rrugë (sq. “valak”), nuk ka pasur punë atë ditë, ka qenë më i lirë se në ditët e tjera dhe për fat të keq ka shkuar atje. Problemi është që në kohë pune edhe pse ekziston kantina nuk mund të shkosh të shërbehesh sa herë të teket, pa lejen e punëdhënësit. Nëse ka pasur nevojë për me pi ujë apo me ble diçka është dashur të lajmërojë, e jo të shkoj larg 450 metra pa leje. Kjo është çka është gjet për momentin”, ka vazhduar interpretimin e raportit Millaku në bisedë për Ndërtimi.info.

Sipas Agim Millakut, në bazë të raportit nuk do të thotë se kompania “Bechtel & Enka” do të dalë e pafajshme, pasi sipas gjetjeve ajo ka shkel disa dispozita ligjore.

“Punëdhënësi me një pa përkujdesje e ka vënë të punësuarin në rrezik për jetë- fatalitet me çka siguria e të punësuarit është bërë në kundërshtim me dispozitat e  nënti 6 të Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë”, thekson ai.

Përveç këtij neni, sipas raportit të Inspektoratit të Punë, kompania “Bechtel & Enka” po del të ketë bërë edhe disa shkelje të tjera të dispozitave ligjore, gjithmonë sipas Millakut.

Nga siguria dhe shëndeti në punë punëdhënësi është përgjegjës për mos marrje të këtyre veprimeve: nuk ka dhënë udhëzim për punë gjatë orarit të punës se a mundet të punëtori të largohet apo jo nga vendi i punës, punëdhënësi ka organizuar trajnime por të pamjaftueshme- nuk ka qenë mjaftueshëm i trajnuar sepse po të ishte ai nuk do ta kishte krye këtë veprim me shkua me krye nevojat e mos me u kthye me vazhdua më tutje; nuk ka prezantuar asnjë provë urdhri për punë tjera që e ka lëshuar vendin e punës dhe nuk dihet arsyeja. Për shkak të mos organizimit të mirë të punës gjatë orarit të punës i aksidentuari ka lëvizur pa mbikëqyrjen e punëdhënësit”, ka cituar nga raporti Millaku.

E, në lidhje me këto shkelje të evidentuara dhe me raportin në tërësi “Bechtel & Enka” ka të drejtë t’i dorëzojë vërejtjet që i ka. Pas kësaj do t’i hapej rrugë edhe vendimit përfundimtar të Inspektoratit të Punës.

Mirëpo, edhe pse raporti është hartuar para tre javësh dhe sipas Millakut i njëjti i është nisur kompanisë me postë, kjo e fundit ende nuk ka dorëzuar vërejtjet.

E, sipas afatit ligjor Inspektorati i Punës duhet që të marrë një vendim në aftin kohor prej 30 ditësh nga hartimi i raportit, që i bie se në fillim të muajit dhjetor do të ketë vendim në lidhje me vdekjen e Tafil Tafallarit.

Por, me këtë vendim nuk përfundon gjithçka. Pas tij i gjithë raporti dhe vendimi i bashkëngjiten kallëzimit penal që bëhet prej Policisë së Kosovës.  kompanisë i është nisur i njëjti.

Aktuale

Rritja e qirave dhe kriza e strehimit kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane

Published

on

Rritja e qirave dhe çmimet e larta të pronave rrezikojnë të kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane pasi partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste fillojnë të shfrytëzojnë zemërimin në rritje të publikut mbi krizën e banesave në kontinent, thonë ekspertët.

Javë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, në të cilat partitë e ekstremit të djathtë parashikohet të përfundojnë të parat në nëntë shtete anëtare të BE-së dhe të dytat ose të tretat në nëntë të tjera, strehimi ka potencialin të bëhet një nxitës i fuqishëm i mbështetjes së ekstremit të djathtë sa emigracioni.

“Partitë e ekstremit të djathtë përparojnë kur mund të shfrytëzojnë boshllëqet sociale që dalin nga investimi i pamjaftueshëm dhe planifikimi joadekuat i qeverisë … dhe kur mund të fajësojnë të huajt”, tha raportuesi special i OKB-së për të drejtën për strehim.

“Kjo është situata në të cilën ndodhen tani shumë vende të BE-së”, tha Balakrishnan Rajagopal për Guardian.

“Kriza e strehimit nuk po prek më vetëm personat me të ardhura të ulëta, emigrantët, familjet me një prind, por shtresat e mesme. Kjo është çështja sociale e shekullit të 21-të.”

Çmimet e banesave të përballueshme kanë ndezur protesta në Lisbonë, Amsterdam, Pragë, Milano dhe – jashtë BE-së – po Londër, me të rinjtë të cilët janë kundër qirave që marrin  gjysmën e të ardhurave të tyre dhe hipotekat 10 herë më shumë se paga mesatare./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj

Published

on

Terminalit Doganor në Ferizaj i skadon licenca në qershor. Zyrtarët e saj thonë se nëse mbyllet Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga shtetet tjera.

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor kanë nënshkruar peticion për institucionet duke kërkuar që t’i vazhdohet licenca terminalit pasi nuk kanë asnjë ankesë dhe kushtet në terminalet publike nuk i plotësojnë kërkesat e tyre.

Përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë nga qeveria që të reflektoj mbi faktet e paraqitura dhe të rishqyrtoj politikat për terminalet, raporton RTK.

Minisitri Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, pak ditë më parë ka thënë për media se kjo çështje është brenda Komisionit përkatës

“Ne kemi marrë letër edhe nga Komuna e Ferizajt dhe pak a shumë jemi të njoftuar me situatën, është bërë edhe aplikimi nga ana e kompanisë, e cila sipas ligjit gjashtë ditë para duhet të bëjë aplikimin për vazhdimin e kësaj licence. Çështja e kësaj licence natyrisht do të mbetet brenda komisionit përkatës i cili merret dhe trajtohet proceduralisht sikurse edhe rastet tjera”, tha ai.

Ministri Aliu ka theksuar se pretendimet e paraqitura do të trajtohen mjaft seriozisht edhe në ministrinë që e drejton ai, por edhe në Ministrinë e Financave./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending