Aktuale
KMDLNJ dhe qytetarët kundërshtojnë ndërtimin e shkollës në Fushë Kosovë
Pas një peticioni i cili është nënshkruar nga 60 familje të Komunës së Fushë Kosovës të cilët mendojnë se hapësira e cila është përcaktuar për ndërtimin e shkollës nuk është e duhura, ka reaguar edhe KMLDNJ.
Qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre pas këtij vendimi të cilin e ka marrë Komuna e Fushë Kosovës pasi lokacioni i cili është përcaktuar për ndërtimin e shkollës është një hapësirë e gjelbërt dhe do të sillte të tjera dëme.
Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut i është dorëzuar Peticioni kundër lokacionit për ndërtimin e shkollës tek “Kompleksi 300” i cili i është dorëzuar edhe kryetarit të komunës në Fushë Kosovë, Burim Berisha transmeton Koha.net.
Arsyet e këtyre banorëve të cilët po e kundërshtojnë ndërtimin e shkollës në këtë lokacion janë të tilla që e vështirësojnë jetesën e banorëve tek ky kompleks. Nënshkruesit e peticionit tregojnë se tashmë është dëmtuar rrjeti i ujësjellësit në tri ndërtesa, si dhe rrezikohet dëmtimi i kanalizimit të ujërave të zeza.
Në këto rrethana nuk ka qetësi e as rehati as për banorët e tri ndërtesave e as për nxënësit andaj kërkohet pezullimi i vendimit të komunës së Fushë Kosovës për ndërtimin e shkollës në këtë lokacion, deri të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Këtë peticion e kanë nënshkruar edhe 11 familje të komunitetit serbë dhe 1 familje maqedonase.
E në anën tjetër KMDLNj-ja konsideron se ndërtimi i shkollës në lokacionin e tanishëm nuk i plotëson kushtet elementare për nxënësit e kësaj shkolle sikur që ua shkelë të drejtat e njeriut banorëve tek “Kompleksi 300”.
Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut kërkon po ashtu nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë të pengojë shkatërrimin e hapësirave të gjelbëruara dhe zëvendësim me betone dhe ndërtesa pa infrastrukturë të mjaftueshme gjelbëruese sikur edhe të ndërmarrë masa ndaj komunave që nuk e përfillin planifikimin hapësinorë duke lëshuar leje ndërtimi, në kundërshtim me vullnetin dhe interesat e qytetarëve dhe që favorizojnë degradimin e ambientit.
You must be logged in to post a comment Login