Arkitekturë
“Njeriu i hekurt” emri i të cilit njihet në gjithë botën
Gustave Eiffel ishte një inxhinier francez i cili krijoi dhe mbikëqyri ndërtimin e Kullës së Eiffel-it. Kjo është historia e njeriut që ndërtoi kullën më të famshme duke gdhendur përgjithmonë emrin e tij në histori.
Alexandre-Gustave Eiffel ka lindur me 15 dhjetor 1832 në Dijon, Francë. Që nga mosha e hershme ai kishte interesim në fushën e ndërtimit ku ai në moshë të re përfundoi “Ecole Polytechnique” dhe më pas vazhdoi në Ecole Centrale des Arts et Manufactures (Kolegji i Artit dhe Prodhim) në Paris, ku ai u diplomua në vitin 1855. Ai punoi gjatë dekadave të ardhshme, me idenë që matematika është çelësi për të ndërtuar struktura më të lehta dhe më të forta.
Një nga projektet e para të Eiffel ishte në vitin 1858, kur ai mbikëqyri ndërtimin e një ure hekuri në Bordo, dhe nga 1866 ai themeloi kompaninë e tij.Gjatë kësaj kohe ai krijoi Galerinë e Makinerive me hark për ekspozitën e Parisit të vitit 1867 punë kjo që skaliti reputacionin e tij edhe më shumë.Një tjetër sukses i tij i madh ishte edhe ura Ponte Maria Pia e punuar me hark çeliku rreth 525 metra mbi lumen Douro në Oporto të Portugalisë. 20 vjet më vonë ai ndërtoi urën e famshme të Garabit në Truyère, Francë, e ngritur 400 metra mbi sipërfaqen e ujit,e që për një kohë të gjatë mbeti ura më e lartë në botë.
Përderisa karriera e tij po lulëzonte Eiffel filloi të punojë edhe në konstruksione të tjera përveq urave si psh ai krijoi kupolën për observatorin astronomik në Nisë të Francës. Në vitin 1879 me vdekjen e inxhinerit kryesor të Statujës së Lirisë ai u punësua për ta zëvendësuar, duke hartuar skeletin metalik të struktures. Ai krijoi një sistem të ri mbështetës për statujën që do të mbështetej në një strukturë skeletore. Ai dhe ekipi i tij ndërtuan statujën mirëpo ajo u shkatërrua në udhëtimin e saj në portin e Nju Jorkut.
Effeli është më i famshëm për atë që do të njihet si Kulla Eiffel, e cila filloi në 1887 për Ekspozitën Universale të 1889-ës në Paris. Kulla përbëhet nga 12.000 komponentë të ndryshëm dhe 2.500.000 thumba, të gjitha të projektuara dhe të montuara për të trajtuar presionin e erës. Struktura është një mrekulli në ekonominë materiale, të cilën Eiffeli e përsosi në vitet e tij të ndërtimit të urave.
Shumë njerëz ishin skeptikë që Eiffel mund të ndërtonte strukturen më të lartë në botë (në 984 metra ) duke e quajtur atë objekt të padobishme. Përkundër tërheqjes së menjëhershme të kullës si një atraksion turistik, vetëm disa vjet më vonë kritikët dhe parizianët filluan ta shihnin strukturën si një vepër arti.
Kulla gjithashtu zgjoi interesin e Eiffel-it në fushën e aerodinamikës, ku ai përdori strukturën për disa eksperimente dhe ndërtoi laboratorin e parë aerodinamik në bazën e tij, e më vonë e transferoj laboratorin në periferi të Parisit. Laboratori kishte një tunel aerodinamik, dhe puna e tij ishe mjaft e dobishme edhe për disa prej aviatorëve të parë, duke përfshirë edhe Brothers Wright. Eiffel vazhdoi të shkruante disa libra mbi aerodinamikën, ku më i njohuri është ai mbi Rezistencën e Ajrit dhe Aviacionit, i botuar së pari në 1907. Vitet e fundit të jetës së tij ai i kaloi duke studiuar për meteorologjinë, një studim në detale. Ai vdiq më 27 dhjetor 1923.
You must be logged in to post a comment Login