Aktuale
“Super autostradat” dhe stacionet për të rivënë në punë makinat e së ardhmes
Australia është një ndër vendet që po përgatitet për një të ardhme të “gjelbërt”, duke mbështetur përdorimin e automjeteve elektrike në të gjithë vendin.
Shteti i Queensland është duke lancuar një rrjet të stacioneve dhe pikave strategjike për “rimbushjen” e makinave, me qëllim që të inkurajohet më shumë përdorimi i makinave elektrike.
Autostrada e re, apo siç njihet ndryshe si “Super autostrada” ka 18 stacione për rimbushjen e makinave elektrike, për 2 mijë kilometra nga Cairns a Coolangatta.
Ndërkohë në akse të tjera janë marrë të njëjtat masa për rimbushjen e automjeteve, ku janë rreth 12 stacione në Perëndim të Australisë, duke lidhur qytetin e Perth-it në Augusta.
Ndërkohë të tjera stacione të rimbushjes gjenden midis Sydney dhe Melbourne. “Ky është një investim pozitiv për të ardhmen e automjeteve elektrike në Australi”, thotë Simone Concha, drejtoreshë e qëndrueshmërisë, JLL Australia.
Duke bërë një analizë, të shitjes së makinave elektrike në Australi, Kate Slattery, drejtore e Shoqatës së Energjisë dhe qëndrueshmërisë shprehet se:
“Aktualisht blerjet e makinave elektrike përfaqësojnë 0,05% në 0,1% të shitjeve të reja të automjeteve, shifra këto pa llogaritur parashikimet për përshpejtimin e tregut, bazuar në kushtet aktuale”, thotë ajo.
Megjithatë, kërkesa për këto makina mbetet e fortë. Sipas Dhomës Federale të Industrisë Automobilistike, viti 2016 ishte një vit rekord për shitjen e automjeteve të reja nga koncesionarët australianë, me rreth 1.2 milion të makina të shitura.