Aktuale
Pllaka të modeluara me LED nga arkitekti japonez
Projektuesi japonez Michiru Tanaka ka lëshuar një produkt të ri në partneritet me prodhuesin e ndriçimit Kaneka për të krijuar një pllakë çeliku të pandryshkshme që dyfishohet si një LED (diodë që emeton dritën) dhe një pasqyrë. Një e diplomuar në Universitetin e Artit Musashino të Tokios, Tanaka ndoqi një karrierë në ndriçimin arkitektonik dhe projektet e saj variojnë nga instalimet komerciale, ndriçime në muze si dhe dizajnime të produktit. “Kumiko” pllakat vijnë nga një bashkim i frymëzimeve, duke filluar nga arkitektura tradicionale japoneze dhe teknikat e përpunimit të drurit në qytetin e ngushtë të Manhatanit.
Kaneka ka zhvilluar një sërë panelësh ultra të hollë LED duke përdorur teknologjinë “OLED”, me çdo panel të një trashësie prej 1 mm. Çdo panel siguron 55 kandela dritë, duke mos lëshuar rreze ultravjollc përderia duke gjeneruar një spektër të gjerë drite të bardhë. Teknologjia inovative e paneleve nënkupton që ato mund të sigurojnë deri në 50,000 orë dritë – rreth 10,000 orë më shumë se standardet LED.
Drita e shpërndarë që krijojnë panelet eliminon çdo hije të ashpër dhe mund të krijojë një shkëlqim të brendshëm atmosferik dhe të butë kur instalohet në mjedise të ndryshme. DritA e lëshuar gjithashtu siguron “pasqyrim të shkëlqyeshëm me ngjyra” – që do të thotë se mund të zbulojë një spektër më të gjerë ngjyrash besnikërisht krahasuar me një burim natyror drite.
“Lehtësisht i integruar në mure dhe sirtar ose i ekspozuar në vetvete në formën e saj mjaft të thjeshtë”, Kaneka OLED paraqet evolucionin e dritës, hapësirës dhe dizajnit.
I përbërë nga modulet e mbështjella në mënyrë magnetike, pllakat Kumiko janë bërë nga komponentët e çelikut reflektues që formojnë dizajne të ndryshme. Emri “Kumiko” rrjedh nga teknika e lashtë japoneze e përpunimit të drurit për grumbullimin e pjesëve të ndryshme së bashku pa gozhda, duke krijuar modele unike. Teknika është qindra vjet e vjetër (600-700 pas Krishtit) dhe është kaluar nëpër gjenerata të zejtarëve në Japoni.
Pllakat janë të dizajnuara për të kapur muret e montuara në sipërfaqe si panele, duke krijuar copa të pllakëzuara që ndriçojnë një dhomë me dritë të shpërndarë dhe kthehen prapa në një pasqyrë në mungesë të ndriçimit, me një trashësi prej 8.5 mm. Pllakat mund të organizohen si komponentë të paneleve më të mëdha në grupe prej 3, 6 ose më shumë.
You must be logged in to post a comment Login