Arkitekturë
Breeders Bee shpall fituesit e konkursit të kullës së vëzhgimit “Pape Bird”
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/pro1.jpg)
Kompania e organizimeve arkitekturore Breeders Bee kanë përzgjedhur fituesit për konkursin e “Kullës së Vëzhgimit të Zogjve” (Pape Bird Observation Toëer), ku pjesëmarrësit paraqitën skicat për një stacion të ri të vëzhgimit të zogjve që ndodhet në komunat e Nikës dhe Rucavës në rajonin jugor të Letonisë.
Konkursi është i pari i organizuar nga Bee Breeders në bashkëpunim me Pasaules Dabas Fonds, fondi kryesor i mbrojtjes së natyrës të Letonisë. Konkursi kërkoi propozime për një kullë që do të zëvendësonte një kullë të mëparshme që u godit nga rrufeja.
Skemat fituese u përzgjodhën bazuar në ndjeshmërinë e tyre mjedisore në parqet unike dhe të larmishme që rrethojnë skemën, funksionalitetin e tyre dhe potencialin e tyre për t’u bërë një pikë referimi. Kulla do të përdoret kryesisht për të regjistruar zakonet vjetore të migracionit të zogjve, por gjithashtu do t’u lejojë vizitorëve të parkut mundësinë për t’u njohur me parkun dhe burimet e tij.
Skema fituese ka një strukture druri të krijuar në formë rrethore të endur. Projekti synon të turbullojë kufijtë ndërmjet vëzhguesit brenda hapësirës së ndërtuar dhe vetë peizazhit, duke krijuar një eksperiencë unike dhe dinamike. Juria ishin veçanërisht të impresionuar nga sistemi strukturor i drurit dhe litarit, duke besuar se ai ishte i qëndrueshëm dhe ekonomik. Duke qenë një nga projektet më të guximshme të konkursit, nuk është çudi që ky projekt unik doli si fitues.
Fituesi i dytë i çmimit përdor thjeshtësinë dhe ngurtësinë për të ofruar një kontrast të thellë me peizazhin përreth, duke qëndruar larg. Pamja e jashtme prej druri të djegur qëndron si një testament për ngjarjen që krijoi shkatërrimin e kullës së mëparshme. Kulla reflekton qëllimin për të funksionuar pa ndikuar në mjedisin ekzistues.
Projekti fitues i çmimit të tretë ka dy mure drejtkëndore paralel me njëri-tjetrin, sistemi i grilave metalike është projektuar ashtu që kulla dematerializohet ndërsa lëvizni rreth saj. Ajo dhuron një pamje të peisazhit, me eksperiencë të ngjashme me lëvizjen përmes kënetave.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)