Aktuale
Ngrihet alarmi për shkelje ligjore gjatë punimeve në Teqen në Marash
Teqja në Marash në Prizren është duke iu nënshtruar disa punime. mirëpo me këtë proces po del të ketë pakënaqësi.
Madje, po konsiderohet se investitori është duke bërë shkelje ligjore me punimet në këtë teqe.
Organizata “ Ec Ma Ndryshe” në Prizren ka ngritur alarmin për këto shkelje ligjore. Sipas kësaj organizate duke nënvizuar se Teqja e madhe e tarikatit Saadi në Marash nuk janë duke iu përmbajtur kushteve të parapërcaktuara nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore dhe njëkohësisht këto punime janë duke e shkelur Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit.
“Ec Ma Ndryshe” nënvizon se investitori u i është përmbajtur kushteve të lëshuara nga institucionet përgjegjëse në lidhje me punimet në teqe si dhe ka ndryshuar morfologjinë e terrenti.
“Teqja e madhe e tarikatit Saadi ditë më parë kishte filluar punimet përgatitore për rindërtimin e Teqes në Marash. Gjatë këtyre punimeve investitori nuk i është përmbajtur kushteve të lëshuara nga Komisioni për Shqyrtimin e Kërkesave dhe Projekteve Restauruese – Konservuese të Trashëgimisë Kulturore pasi që nuk i kishte njoftuar zyrtarët QRTK-së për fillimin e punimeve në atë pjesë. Investitori po ashtu ka shkelur Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit (neni 6, pika 2.4) ku ndalohet ndryshimi i morfologjisë së terrenit, gjë që në vend-ngjarje shihen gërmimet e terrenit shkëmbor rrëzë kalasë”, thuhet në një reagim të organizatës.
EC i bënë thirrje urgjente Inspektoratit që të merret me këtë çështje dhe të ndalojë dëmet e pakthyeshme që po realizohen në këtë zonë nga ky investitor. Po ashtu, kjo organizatë i bënë thirrje edhe autoriteteve të Teqes që të tregojnë transparencë duke vendosur tabelën e projektit përskaj punimeve që po realizohen.