Connect with us

Aktuale

The Telegraph, reportazh për bregdetin shqiptar

Published

on

Kur bëhet fjalë për udhëtime, pak vende kanë mbetur mister në Europën Perëndimore. Një kontinenti të tillë plot me turistë dhe vende turistike, pak qoshe të fshehura mund t’i kenë ngelur, sidomos qoshet në bregdet.

Nëse i hidhni një sy hartës, mund të vini re një xhep relativisht të panjohur. Shqipëria është si një pjesë e humbur e një mozaiku të plotësuar, pjesa e fundit e tokës përgjatë Adriatikut që nuk është kthyer në destinacion të madh turistësh për plazh.

Kjo ka një shpjegim. Pak më poshtë në jug, Greqia është po aq e njohur për europainët, ndërsa Mali i Zi ka përparuar dekadën e vundit, duke vënë 295 kilometrat e saj të vijës bregdetare në dispozicion për një pushim të shkurtër buzë detit.

Pak më tej në veri, Kroacia duket se ka qenë në kokën e udhëtarëve për një kohë të gjatë. Bregdeti i saj i gjatë ka pritur vizitorë nga e gjithë bota.

Përkundrazi, Shqipëria është pothuajse e panjohur si vend që ofron pushime paketë, pavarësisht se 426 kilometrat e bregdetit të saj janë në një zonë më se të mirë. I pazakontë është fakti se kjo vijë bregdetare laget nga dy detëra, Adriatiku dhe Joni. Ata bashkohen në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, qytetin e tretë më të madh të vendit. “Ujin e ftohtë” dhe Puglian, në perëndim të Italiasë, i ndan vetëm 96 kilometra det. Ky fakt vetëm sa i shton shkëlqimin këtij vendi ballkanik.

Duhet të shtojmë diçka. Pavarësisht se Shqipëria nuk është shumë e njohur si një vend që ofron pushime paketë, turistët shqiptarë janë të vetëdijshëm për përshtatëshmërinë e vendit të tyre për turizmin një-javor. Në Durrës dhe Sarandë ka shumë dhoma dhe shumë turistë që i rezervojnë. Por vetëm se mes tyre ka shumë pak britanikë.

Pse ndodh kjo? Ka disa arsye, por kryesorja ndoshta do të ishte aksesi. Në një kohë kur fluturimet e low-cost përshkrojnë Europën me rregullsinë e autobuzëve në Londër, Shqipëria ka mbetur imune ndaj tyre. Për këtë ka disa aryse. Në kohën e këtij shkrimi, në Shqipëri ka vetëm një aeroport ndërkombëtar, ai i “Nënë Terezës”.

Ky aeroport gjendet 18 kilometra në veri-perëndim të Tiranës, por deri kohët e fundit, ka qenë më shumë një pengesë se sa ndihmë për këdo që dëshiron të vizitojë vendin. Edhe pse është modernizuar në vitin 2005, që nga viti 2001 e deri ne 2016-tën, përfituesi i një monopoli të sanksionuar nga qeveria e bëri atë aeroportin e vetëm shqiptar të lejuar për të pritur fluturime nga jashtë. Kjo bie në kundërshtim me politikat e ndjekura nga kompanitë low-cost si Ryanair dhe easyJet, të cilat paguajnë tarifa të ulëta për aeroportet që përdorin. Nuk ekziston ndonjë aeroport ndërkombëtar dytësor në Shqipëri. Nëse dëshironi të udhëtoni nga Britania në këtë moment, opsioni i juaj i vetëm është të merrni British Airways nga Gatwick në Tiranë.

Megjithatë, gjërat po ndryshojnë. Heqja e monopolit të aeroportit vitin e kaluar ka bërë që disa gjëra të ndryshojnë. Aeroportit të Kukësit “Shaikh Zayed” (i emëruar kështu pasi është financuar nga Abu Dhabi) i është dhënë leja për të pritur fluturimet ndërkombëtare. Edhe pse Ryanair dhe Wizz Air kanë treguar interes për të përdorur këtë aeroport, asnjë kompani nuk ka njoftuar se do të kryejë ndonjë fluturim aty.

Kukësi ndodhet në veri-lindje të vendit, pothuajse 100 milje nga Durrësi dhe plazhet e tij, duke e bërë atë një aeroport jo me shumë interes. Kjo gjë nuk mund të thuhet për Sarandën, ku që prej vitit 2016 flitet se do të ndërtohet një aeroport i ri ndërkombëtar. Këtu punimet duhet të fillojnë nga hiçi. Ndoshta aty ekziston një pistë e vogël avionësh, por tërësisht e papërshtatshme për fluturime ndërkombëtare. Ky aeroport nuk do të hapet deri mesin e dekadës tjetër, më e pakta. Në këtë moment, nëse dëshironi të vizitoni Sarandën nga Britania e Madhe, mënyra më e ‘drejtpërdrejtë’ është të fluturosh në Korfuz (psh. me easyJet), dhe pastaj të marrësh një traget për në lindje. Nuk është për t’u habitur se pse shumë pak turistë britanikë do t’a bënin këtë gjë.

Wizz Air pak më herët gjatë kësaj jave, njoftoi se që nga 3 maji do të fluturojë në Tiranë tri herë në javë nga ‘baza’ e saj në Luton, duke futur me vonesë një linjë me kosto të ulët që t’i dërgonte turistët në plazh. (aeroporti ‘Nënë Tereza’ është vetëm 20 milje nga Durrësi)

Pra, a do të jetë kjo një shkëndijë për britanikët që të vijnë në Rivierën Shqiptare?

Ndoshta po, ndoshta jo. Një nga problemet e tjera me pushimet bregdetare në Shqipëri është se standardi i akomodimit nuk është aq i mirë. Në Durrës nuk ka zona luksoze, nuk ka butiqe apo SPA. Ka vetëm zona mesatare që, megjithëse mund të jenë shumë të rehatshme dhe qartësisht të grumbulluara për tregun vendas, nuk mund të përmbushin pritshmëritë e udhëtarëve britanikë, të cilët shumë më kollaj mund të zgjedhin të shkojnë në Greqi.

Shumë prona në bregdet u zaptuan nga ndërtimet sapo Shqipëria doli nga komunizmi. Shqipëria ishte vendi i fundit në Europën qëndrore dhe perëndimore që shpëtoi nga Lufta e Ftohtë. Ajo doli në dritë në vitin 1992, tre vite pas Hungarisë, Polonisë dhe të tjerëve që e kishin shkatërruar Perden e Hekurt. Kjo vonesë politike është një tjetër arsye pse, sa i përket zhvillimit në infrastrukturën turistike, Shqipëria është prapa të tjerëve. Në mesin e viteve ’90, në Durrës dhe Sarandë u ndërtuan shumë hotele pa menduar për planifikimin urban. Pasojat ishin, në disa raste jo të bukura për syrin, ndërsa kërcënonin edhe të shkatërronin shirita të mëdhenj të bregdetit.

Fatmirësisht, Shqipëria duket se është tërhequr disi nga gabimet e saj. Në katër vitet e fundit ka pasur një shtrëngim të rregullave mbi lejet e ndërtimit. “Ne nuk do të legalizojmë asgjë që është ndërtuar në mënyrë të paligjshme përgjatë bregut dhe do të ketë dënime për ata që kanë masakruar bregun, parqet arkeologjike ose habitatet natyrore të mbrojtura” – u shpreh kreu i ALUIZNit, Artan Lame, në gusht të vitit 2013.

Kjo vendosmëri për të patur një qasje më të matur ndaj turizmit, dhe të kuptuarit se 426 kilometrat e Shqipërisë bregdetare janë pasuria më e madhe natyrore e vendit, po fillon të japë frytet e saj.

Në qershor, bëra një udhëtim nga periferitë e Durrësit e deri tek Gjiri i Lalzit. Këtu hasa një ndryshim. Vilat luksozve të “Rezidencia Primavera”-s tashmë janë hapur, me një rrugë që të çon nga pjesa e prapme e pronës deri tek një hapësirë ranore. Ngjitur, dy hotele të mëdha me pesë yje po ngrihen, njëri prej të cilëve po ndërtohet nga grupi spanjoll “Melia”.

Shqipëria është një vend intrigues për t’u vizituar që tani. Tirana është një qytet gjithnjë e më kozmopolit, ndërsa pasuria e vendeve arkeologjike të lashta (duke përfshirë Apolloninë dhe Butrintin), pothuajse mund të konkurrojnë me Italinë. / The Telegraph

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending