Connect with us

Aktuale

Tregu i banesave në Prishtinë dhe çmimet jo të ulëta sipas lagjeve

Published

on

Prishtina si kryeqytet ka numrin më të madh të banorëve në nivel vendi. Duke qenë kështu edhe interesimi për blerjen e patundshmërive është në nivel të madh. Mirëpo, krahas interesimit edhe çmimi i banesave po konsiderohet i lartë.

Kushtrim Hajzeri

Çmimet e banesave në Prishtinë janë në rritje e sipër, duke bërë kështu që çmimi më i lirë i një metër katror të jetë 600 euro për ta arritur deri te më i shtrenjti që kap shifrën hiç më pak se 2 mijë e 500 euro për metër katror.

Agjensionet e patundshmërive bëjnë me dije se këto çmime po shënojnë rritje, në varësi nga zonat e qytetit.

Zona më e shtrenjtë për të blerë një banesë vazhdon të jetë “Qendra” dhe “Ulipiana”. Të dy këto zona që kanë shumicën dërrmuese të ndërtimeve të “paraluftës” në Kosovë. Në qendër një metër katror varion nga 1 mijë e 200 euro deri në 2 mijë e 500 euro, ndërsa në Ulpianë çmimet sillen nga  1 mijë e 100 euro deri në 1 mijë e 400 euro.

Në lagjen “Aktash”, “Qafa” dhe “Dardania” një metër katror i një banese arrin deri në 1 mijë e 200 euro.  E, deri në 1 mijë euro arrin në lagjet “Tophane”, “Parku i Qytetit”, “Arbëri” dhe “Bregu i Diellit”. Nga kjo që thonë shit-blerësit e banesave, ndërtimet e vjetra prekin çmimet më të larta.

Edhe pse çmimet variojnë nga ajo që ofrohet nga investitori, sipas kompanive të patundshmërive, lagjja më e lirë për të blerë një banesë del të jenë “Mati 1” me 600 deri në 800 euro për metër katror. Çmimet në këtë lagje prekin edhe shumën 1000 euro për metër katrorë, por ata ndërtues ofrojnë kushte të paprovuara deri më sot, sikur mund të jetë fshisa qendrore. Me startin e njëjtë është edhe “Lagjja e Spitalit”, por që çmimi më i lartë në këtë lagje arrin në 900 euro për metër katror. Deri në 900 euro për metër katror banesë mund të blihet edhe në lagjen “Emshir”, por që këtu çmimin më të lirë mund ta gjeni 700 euro për metër katror.

Duke marrë parasysh çmimet, nga këto zona të qytetit më të kërkuara mbesin ato më të lira si “Mati” e “Emshiri”. Por, sipas agjensioneve të patundshmërive të kërkuara vazhdojnë të jenë edhe “Qendra” e “Ulipiana” dhe lagje tjera që hynë në kategorinë e lagjeve të shtrenjta.

Teksa ka komentuar çmimet e banesave, eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi ka thënë për Ndërtimi.info se këto çmime reflektojnë gjendjen në këtë treg, derisa ka shtuar se edhe flugu i ndërtimeve shkon në përputhje me interesimin e qytetarëve për të blerë.

Ai, ka theksuar se ekziston një dallim mes kostos së ndërtimit dhe çmimit të shitjes, duke shtuar se shkaku i informalitetit është vështirë të dihet edhe rrjedha e parave në këtë treg.

“Duhet pasur parasysh se ndërtimi ka kosto, duke nisur nga  lejet dhe dokumentacioni i nevojshëm, e deri te pranimi teknik i objekteve dhe lejimi i tyre për përdorim. Por, megjithatë, mendoj se ndryshim ndërmjet kostos së ndërtimit dhe çmimit të shitjes është i madh, që do të thotë se edhe fitimi është i madh. Për fat te keq vështirë është edhe të dihet qartë për rrjedhën  parasë në këtë treg për shkak të shkallës së lartë të informalitetit”, ka potencuar ai.

Rexhepi ka shtuar se duke qenë se Kosova është vendi më i varfër në rajon, ka edhe çmimet më të ulëta të patundshmërive.

Në anën tjetër bashkëpronari i Agjensionit për Patundshmëri “Anem Real Estate”, Andi Belegu për Ndërtimi.info ka numëruar disa nga faktorët që ndikojnë në çmimet e banesave.

“Disa faktorë janë unik për Prishtinën si kryeqytet e disa te tjerë që ndikojnë në nivel të përgjithshëm. Nga faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve në Prishtinë janë numri i madh i ndërtimeve pra rritja e pa kontrolluar e ofertës, politikat komunale për ndërtime e kështu me radhë. Ndërsa në nivel të vendit ndikojnë faktorët e ndryshëm ekonomik siç janë inflacioni, kërkesa nacionale, oferta dhe faktorët e ngjashëm që parashihen dhe vlerësohen me parametra ekonomik dhe në mënyrë të rregullt duhet të monitorohen”, ka bërë të ditur Belegu.

Në lidhje me interesimin e qytetarëve për lagjet e reja dhe ato të vjetra, Belegu ka thënë se interesimi për shkak të çmimeve është më i madh për ndërtimet e reja, megjithatë sipas tij ka gjithmonë edhe interesim për banesat e vjetra. Arsye për këtë sipas tij përveç besimit më të madh në fortësinë e ndërtimeve të vjetra, vjetra është po ashtu edhe lidhja me Ngrohtoren e Qytetit.

Në mes banesave të reja dhe atyre të vjetrave ekziston një diferencë.  Sipas drejtorit të Agjensionit të Patundshmërive “Intercapital”,  Arben Asllani diferenca qëndron tek sipërfaqja.

“Diferenca mbetet te sipërfaqja, të rejat kryesisht janë me metra bruto ndërsa ato të vjetrat janë me metra neto, dallimi nga bruto në neto është rreth 15% dhe në këtë rast vlen të theksohet se te banesat e vjetra në sipërfaqe nuk janë të përfshira ballkonat dhe plakarët”, është shprehur ai.

Ndërkaq, sipas Asllanit në lagjet ku gjenden ndërtimet e vjetra si “Ulipiana” dhe “Dardania” më nuk ka hapësirë për ndërtime të reja.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending