Aktuale
Harrohet zhvillimi ekonomik nëpër komuna, vihet fokusi në ndërtimet e larta
Me të përmendur ndërtimet, gjëja e parë që na vie në mendje janë ndërtimet pa leje dhe ndërtimet e larta. I gjithë fokusi edhe i komunarëve po është në ndërtimet e larta, e kështu duke lënë pas dore shtëpitë individuale.
Arkitekti Valdet Osmani për Ndërtimi.info është shprehur se planet zhvillimore e rregulluese janë fokusuar në ndërtimet e larta, të cilat kanë bërë të harrohet zhvillimi ekonomik, infrastruktura përcjellëse e trafiku urban.
Interesimi i madh në ndërtime të larta pastaj planet zhvillimore dhe rregulluese janë fokusuar në ndërtime të larta dhe kanë harruar komplet zhvillimin ekonomik, infrastrukturën përcjellës, shkolla institucionet publike, komplet këtë infrastrukturën që duhet të merr investime publike ekonomike është lënë anash.
“Nuk kam parë asnjëherë deri më tani që dikush interesohet që zhvillimin e bujqësisë apo zonave rurale apo të ekonomisë, fabrikës dhe prodhimtarisë ta fokusoj dhe ta vendos në planin zhvillimor dhe format e procedurës se si merret. Sepse është absurde që për një fabrikë me u prit me u marr leja me qindra ditë. Ata ish dashtë që në zonë të interesit të veçantë, në zonë industriale apo në zonë si parku i Drenasit që lejen e merr shumë shpejtë sepse ish dashtë me qenë projekti që i plotëson kriteret. Njëjtë kanë mujt me bo edhe disa komuna e sidomos ajo e Prishtinës. Këto ka huq Prishtina. Sidomos nuk ka planifikuar zhvillimin ekonomik sidomos në kyqjet në autostradë me unazë dhe kjo do ta dëmtoj Prishtinën në të ardhmen”, tha Osmani.
Kritikat e Osmanit kanë shkuar për kryeqytetin, ku siç thotë ai po ngulfatet Prishtina, sikur në 50 vitet e ardhshme të mos jetoj askush aty.
“Ta kesh një zonë industriale të afërt, të kesh KEK-un, të kesh hekurudhat, të kesh gjithë këtë infrastrukturës ekzistuese, në vend që ta bësh një nivel tjetër, ta dergradosh atë dhe ta mbulosh me zonat banimit, pastaj duhet që me u zbatu një ligj kundër zhurmës apo mbeturinave duhet një infrastrukturë tjetër përcjellëse në fund ngulfatej të qytetit dhe kjo ka ndodh vetëm në Prishtinë. Si ta them ta ngufasim një qytet dhe thu ti nuk do jetoj askush në këtë qytet pas 40-50 viteve”, theksoi ai.
Ai tutje tha se degradimi më i madh është bërë në ndërtimet e larta, pasi që interesi i zyrtarëve në këtë pikë është shumë i madh.
“Në shtëpi individuale pothuajse nuk ka fare interes dhe i kanë lënë pas dore dhe aty ka ngecje. Ka ngecje nëpër fabrika, depo pasi që nuk ka interes të madh të komunave dhe interesi më i madh dhe degradimi më i madh ka ndodh në ndërtime të larta pasi që interesi i zyrtarëve të komunës është shumë i madh dhe kalkulimet e tyre të interesit janë shumë të mëdha dhe për atë kjo krejt ndikon që Kosova me pas tërë kohën rënie”, theksoi Osmani.