Aktuale
“Lejet për ndërtim në Kosovë kanë kosto të lartë”
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/ndertesat-1.jpg)
Për të marr një leje ndërtimi në Kosovë duhesh së pari të kalosh nëpër procedura të shumta si dhe të tej zgjatura.
Kosova po del të ketë ngecje të mëdha në këtë aspekt, madje duhet pritur gjatë për të bërë shikim pranimi apo edhe regjistri i kadastrës. Mangësitë më të mëdha po janë në kosto dhe në kadastër.
Gjitha këto sipas arkitektit Valdet Osmani kanë lënë Kosovën pa një progres.
“Në Kosovë ka një ngecje të madhe në këtë aspekt si dhe në disa procedura merr shumë kohë të gjatë deri të merret leja ose të bëhet shikim apo pranimi teknik apo regjistri në kadastër gjitha këto e kanë lënë Kosovën pa një progres. Kështu që ata e marrin një shembull si do të ishte një rast konkret të merret leja deri në lejen e përdorimit për iks objektin sa ditë dhe koston dhe gjatë asaj procedure bëhet një testim dhe vërehet që ka mangësi dhe mangësitë kryesore janë në kosto dhe në kadastër”, tha Osmani.
Madje ai në një intervistë për Ndërtimi.info thotë se edhe nëse kërkojmë të marrim leje për një gjë shumë të thjesht kostoja është shumë e lartë.
“Procedura për me marrë leje për një gjë shumë të thjesht janë tejet të zgjatura, për me regjistru edhe më të gjatë dhe me kosto të lartë. Për shembull po marrim shembull, regjistrimi i një banese me një garazh kushton diku rreth 600 euro, se 150 euro janë për njësi dhe nëse janë dy njësi banesore janë të ndara duhet me pagu 150 euro , dhe sa herë që shkon me pagu duhesh me marr regjistrin tjetër ku duhesh me pagu 300 euro dhe këto janë kosto që ndikojnë negativisht në renditjen e Kosovës. Psh këtu është dashtë me u bo Qeveria ku e sheh ngecje”, theksoi Osmani.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)