Featured
Kontestohet cilësia e punimeve në shtratin e Drinit të Bardhë
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/Adjustment_of_river_floor_Klina.jpg)
Në muajin gusht Komuna e Klinës ka nisur të realizojë projektin për rregullimin e shtratit të lumit Drini i Bardhë. Mirëpo për cilësinë e punimeve që po kryhen në këtë projekt kanë reaguar duke shprehur shqetësimet e tyre dy organizata joqeveritare në këtë komunë, OJQ “KOHA” dhe organizata “Edukimi i Qëndrueshëm për Mjedisin”.
Sipas këtyre dy organizatave, së pari kanë hasur në vërejtje për cilësinë e punimeve, derisa tashmë është dokumentuar, siç thonë ato, dhe atë me ndryshimin e parë të motit dhe me rritjen e nivelit dhe shpejtësisë së ujit, shkruan sot Koha Ditore.
“Pas ankesave të aktivistëve në mbrojtje të natyrës për cilësinë e punimeve në shtratin e lumit Drini i Bardhë, tashmë kemi edhe dokumentimin me anë të fotografive, se investimi afër gjysmë milioni euro, i mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është duke u realizuar shkel e shko, e ndoshta ka qenë në shërbim të fushatës, duke u dukur bukur në pjesën që kanë nisur punimet”, thuhet në reagimin e këtyre dy organizatave.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)