Aktuale
Hapet gara për dizajn për studentët nga Kosova
Menagment Development Associates (MDA) ka hapur edicionin e dytë të garës së studentore për dizajn, duke u dhënë mundësi të gjithë studentëve të interesuar që të paraqesin krijimtaritë e tyre dhe të bëhen fitues potencial të njërit nga tri çmimet, shkruan Ndërtimi.info
Edicion i dytë i kësaj gare i mirëpret studentët në fushën e arkitekturës, dizajnit të interierit, dizajnit të integruar dhe teknologjisë të drurit, të regjistruar në Kosovë që ta ushtrojnë kreativitetin e tyre dhe të vijnë me një projekt ideor për mënyra të reja të përpunimit të drurit.
Studentëve të cilët do të dëshirojnë të paraqesin punën e tyre në këtë garë nuk u është përcaktuar ndonjë lloj objekti që duhet ta punojnë, por gjithçka mbetet në imagjinatën dhe idetë e tyre qoftë dizajnim i orendive e deri tek objektet në miniaturë.
E, tre studentët që do të arrijnë të dalin me të mirët në këtë garë do të shpërblehen me mjete financiare. I pari nga këta do të marrë një çmim në vlerë 500 euro, i dyti 300 euro, ndërsa studenti i cili do të dal i treti në garë do të shpërblehet me 200 euro.
Mirëpo, fitues do të dalin të gjithë finalistët e tjerë. Atyre t’iu ndahen certifikata të pjesëmarrjes dhe dizajnet e tyre do të publikohen në katalogun zyrtar të garës studentore të dizajnit.
Kriteret e aplikimit, formën e aplikimit dhe gjithçka tjetër rreth kësaj gare i gjeni në këtë link: http://mda.al/gara/




