Arkitekturë
Transformimi i një stalle në shtëpi me dizajn të mahnitshëm
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/p1-3.jpg)
Studio italiane Mezzo Atelier zgjodhi një nuancë rozë për muret e kësaj shtëpie të kovertuar.
Shtëpia “Pink” është e vendosur në ishullin e São Miguel në arkipelag portugez. Ndërtesa u ndërtua në fillim të shekullit të 20-të dhe fshihet në periferi të kryeqytetit Ponta Delgada. Giacomo Mezzadri dhe Joana Oliveira nga firma italiane Mezzo Atelier kishin për detyrë të transformonin stallat e vjetra në shtëpi për mysafirë që ruanin karakterin e ndërtesës historike.
Përgjigja e tyre ishte që muret t’i lyenin me ngjyrë rozë për tu përputhur ngjyrën e ndërtesave të tjera tradicionale në zonë.
Shtëpia ka dy kate, me katin përdhes që përmban dy dhoma gjumi dhe një hapësirë të pritjes dhe një hapje që ngjitet me oborrin me kalldrëm.
Një boshllëk me lartësi të dyfishtë që përmban shkallët lejon një pamje lart drejt tavanit dhe trungjeve origjinale të drurit, të cilat janë lënë të ekspozuara për të nxjerrë në pah lartësinë mbresëlënëse të hapësirës.
Në njërën anë të ndërtesës, themelet e një serre të vjetër u shndërruan në një gropë zjarri të rrethuar nga tryeza të mbështjella me beton.
Përveç ngjyrës rozë të aplikuar në pjesën e jashtme të ndërtesës, përdorimi i një toni “okeri” për kuzhinë dhe sipërfaqet brenda dhomave të gjumit ngjall një hije që tradicionalisht zbatohet në kornizat e dyerve dhe dritareve në rajon.
Skema e përgjithshme e brendësisë është e thjeshtë.
“Brendësia dhe mobiljet e bëra me porosi janë dizajnuar me kujdes për të krijuar një atmosferë neutrale dhe paqësore, duke lejuar që pamjet e kopshtit të shihen nga brenda”, tha Mezzo Atelier.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)