Aktuale
Në Siberi ngrohen shtëpitë me prodhim të Bitcoin-ave [video]
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/tiny1.jpg)
Nga nxehtësia vullkanike e deri te përdorimi nga një çift norvegjez i një kube gjigante të bërë nga xhami për të përfituar nga energjia diellore, klimat e ftohta duhet se inspirojnë mënyra të reja për të ngrohur shtëpitë.
Dhe tani, një grup i sipërmarrësve rus janë duke eksperimentuar me një mënyrë futuristike jo vetëm të ngrohjes së shtëpive, por duke përfituar edhe para në këtë proces, me anë të përdorimit të bitcoin.
Ky proces i cili njihet si ‘bitcoin mining’, përfshinë përdorimin e një kompjuteri, apo qindra kompjuterëve, për të bërë të vlefshme transaksionet e bëra me këtë kripto-monedhë.
I gjithë ky përdorim i kompjuterëve, gjeneron një sasi befasuese të nxehtësisë. Përderisa ka pasur bisedime të nxjerrjes së nxehtësisë nga qendra të mëdha të të dhënave, ndërtuesit Ilya Frolov dhe Dmitry Tolmachyov kanë hamendësuar se a mund të përdoret e njëjta metodë për të ngrohur shtëpitë private. Çifti ndërtoi një shtëpi të thjeshtë 215 metra katrorë në qytezën siberiane të Itrusk, dhe instaluan dy kompjuterë ku bëhej përdorimi i monedhës bitcoin.
Nxehtësia nga këta dy kompjuterë të vogël ngrohë një lëng i cili pompohet nga një sistem i ngrohjes që ndodhet nën dysheme. Kabina më pas ngrohet nga një profit i 430 dollarëve në muaj, nga procesimi i transaksioneve.
“Njerëzit që përdorin këto pajisje për përdorimin e kripto-monedhave, përdorin pajisje të mëdha. Dhe ato e ngrohin atmosferën”, tha Dmitry Tolmachyov në një video të Quartz.
“Dhe ne themi, ‘Jo mjedisit! Ne nuk duhet të ngrohim atmosferën. Ne kemi një sezon të gjatë nëntë muajsh të ngrohjes. Ne duhet të ngrohim shtëpitë tona. Këto pajisje nuk duhet të ndodhen vetëm në një vend. Ato duhet të jenë në vende të ndryshme, në shtëpitë private. Teknologjia në ditët e sotme e lejon këtë”.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)