Connect with us

Aktuale

Ngrihet alarm për dëmet nga ndërtimi i 23 hidrocentraleve në Lepenc

Published

on

Në pellgun e lumit “Lepenc” në Kaçanik ka filluar puna për ndërtimin e 23 hidrocetraleve të vogla të planifikuara nga Ministria e Zhvillimit Ekonom dhe Ministria e Energjisë dhe Minierave. Mirëpo, ndërtimi i këtyre hidrocentraleve me kapacitet total prej 34,4 MW, po kundërshtohet nga kjo anë, shkruan Ndërtimi.info.

Ndërtimin e këtyre hidrocentraleve, që ishin planifikuar në bazë të studimeve të parafizibilitetit për identifikimin e burimeve hidrike për hidrocentrale të vogla te realizuara më 2006, 2009 dhe 2010 , po e kundërshton edhe Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit ”Gjethi” nga Kaçaniku.

E, në lidhje me këtë, kjo organizatë së fundmi ka realizuar një analizë të përgjithshme e ndikimeve negative dhe përfitimeve nga këto impiante,  “Arsyeshmëria e ndërtimit të hidrocentraleve të vogla në Pellgun e LumitLepenc dhe pse nuk duhet vazhduar me ndërtimin e tyre”.

Përmes kësaj anlize OJQ “Gjethi” ka paraqitur dëmet që sjell ndërtimi i hidrocentrale në këtë pellg e  të cilat sipas tyre janë të shumta e në fusha të ndryshme.

Organizata “gjethi” thekson se për ndërtim të hidrocentraleve në Pellgun e Lepencit janë planifikuar të shpenzohen mbi 47 milion euro.

Sipas analizës së organizatës, Asambleja Komunale e Kaçanikut pa ndonjë diskutim të veçantë dhe pa ndonjë konsultë me publikun, kishte dhënë pëlqimet për ndërtimin e hidrocentraleve në pellgun e Lepencit dhe atë Hidrocentralin mbi Urën e Banovinës , Hidrocentralin “Soponica” , Hidrocentralin “Kriva Reka” dhe Hidrocentralin “Reka e Kotlinës”.

Zona natyrore të veçanta, gjatë ndërtimit të hidrocentraleve  siç theksohet në analizën e OJQ “Gjethi” do të atakoheshin dhe dëmtoheshin tmerrësisht dhe në pakthim. Sipas saj, dëmi primar, i cili edhe ka filluar, ka të bëjë me shpyllëzimin e pakontrolluar, ndotjen e tokës dhe shpërfytyrimin e zonës nga punët ndërtimore me makineri të rënda. Ndërsa, për nevoja të punëve dhe të funksionimin të hidrocentralit, së paku një rrugë përgjatë gypit që nga vepra e marrjes deri te vepra e prodhimit, duhet të ndërtohet.

Ndër dëmet tjera në rrafshin e natyrës që do t’i shkaktohet zonës së pellgut të lumit “Lepenc” evidentohet edhe humbja e peisazheve natyroe, dëmet që do shkaktoheshin në gjallesat që ekzistojnë në këtë lum, si dhe ajo se do të shterpëzohet nga bimësia në mungesë të ujit apo ndryshimit të shpeshtë nivelit të tij bazuar në nevojat e punës së hidrocentralit.

Dëmi social që do i shkaktohej  që theksohet në këtë analizë është potenciali socio-kulturor në relacion me identitetin e Luginës i cili është element me rëndësi të veçantë në këtë mes gjithashtu do të humbej. Banorëve në afërsi por edhe banorëve të regjionit do tu hiqej mundësia kalimit të kohës së lirë në luginën e lumit, mundësia e peshkimit dhe mundësia e hikingut/bjeshkatarisë sikur që kishte ndodhur traidicionalisht.

Ndërsa, një element kulturor tjetër është edhe ekzistenca e mullinjve tradicional. Mungesa e ujit do t’ia jepte një shtytje të madhe procesit të humbjes së kësaj trashëgimie i cili ka filluar më herët dhe nuk është adresuar asnjëherë deri më tani.

Humbjet ekonomike që i nënvizohen në këtë analizë si pasojë e ndërtimit të këtyre hidrocentrale kanë të bëjnë kryesisht më tokat bujqësore. Në këtë zonë ekzistojnë i janë së paku mbi 7,000 hektarë e tokës bujqësore përgjatë lumenjëve që mund të zhvillohet në bujqësi ekstenzive me rregullime të lehta irigacioni dhe së paku mbi 15.000 hektarë potencial për zhvillim të kulturave të përshtatshme bujqësore në regjion më të gjerë.

Në kontekstin e kësaj organizte i gjithë ky potencial do të relativizohej pasi që uji do të shfrytëzohet për nevoja prodhimi të rrymës dhe atëherë do të vazhdojë trendi negativ i humbjes së tokave bujqësore duke i mundësuar zhvilluesve dhe uzurpatorëve ti shndërrojnë ato në toka për destinime tjera.

OJQ “Gjethi” vlerëson se duhet ndaluar planifikimi dhe ndërtimi i hidrocentraleve të vogla në Pellgun e Lumit Lepenc për dy arsye.

Arsyeja e parë e nënvizuar në analizën e kësaj organizata ka të bëjë me përgatitjen e një analize të detajuar se për çfarë nevoja duhet të përdoret uji i lumit “Lepenc”.

Ndërsa, arsyeja e dytë kryesore pse duhet të ndalet ndërtimi i këtyre hidrocentraleve se sipas anlizës së OJQ “Gjethi”,është se ato nuk do të prodhonin më shumë se 40-50% të energjisë së planifikuar, posaçërisht gjatë kohës së verës së vonë deri në fund të vjeshtës

I tërë procesi i planifikimit dhe ndërtimit të hidrocentraleve në të njëjtin pellg  OJQ “Gjethi” vlerëson se së paku duhet ngrirë dhe prolonguar deri sa të ndërmerren hapat në vijim:

  1. Të realizohet një gjithëpërfshirje dhe transparencë më e madhe në proces. Bazuar në legjislacionin ndërkombëtar që u përmend më lart dhe atij kombëtar, të gjitha palët e interesit e posaçërisht komuniteti duhet pasur informacionin relevant për çka është duke ndodhur dhe çka planifikohet të ndodhë në vendin ku jetojnë. Ideale do të ishte kur iniciativat do të vinin nga vet komuniteti. Gjithsesi, të gjitha palët duhet të jenë pjesë e tërë procesit dhe përfundimisht vendim marrja të jetë e përbashkët dhe të mos mungojë inkurajimi i palëve për ide të ndryshme dhe informacion më të zgjeruar. Tendenca që vetëm të Informohen dhe konsultohen palët është e kufizuar në krahasim me shkallën e impaktit dhe nuk funksionon në këtë rast. Mundësia e ndryshimit të mendimeve në rrethana të caktuara nga palët e të interesit është gjithashtu e mundshme dhe lejohet nga legjislacioni i lartpërmendur;
  2. Të realizohet një studim fizibiliteti mbi ndikimet e socio-ekonomiko-mjedisore të hidrocentraleve të madhësive të ndryshme (posaçërisht të madhësisë mikro dhe piko) në mënyrë që të zgjidhen ato me më pak ndikim, të arrijnë të adresojnë çështjet e furnizimit me rrymë me prioritet komunitetin e zonës dhe në të njëjtën kohë të jenë të përshtatshëm me sistemit tonë ekzistues energjetik;
  3. Të analizohet dhe shikohet mundësia e relativizimit të impakteve të hidrocentraleve në rrethin e ngushtë të komunitetit duke aplikuar intervenime socio-ekonomike dhe mjedisore në mënyrë që të mos ndodhë “një Obiliq apo Hade tjetër” ku përfiton ekonomikisht shoqëria kosovare në përgjithësi ndërsa afektohet negativisht në masë vetëm komuniteti i zonës.

Aplikimi i preferencave të veçanta për ba norët e zonës gjatë distribuimit të rrymës mund të jetë një nga hapat social me këtë rast. Është me rëndësi që për këto hapa jo direkt për realtivizim të impakteve të jenë të jenë të informuara palët paraprakisht dhe të njëjtat të futen si lloj kontrate dhe të zbatohen seriozisht. Ndoshta një mënyrë e mirë që furnizimi të arrijë shtresën e targetuar të shoqërisë do të ishte edhe decentralizimi i sistemit energjetik.

  1. Se paku të reduktohet brenda standardeve të aplikueshme kosovare ndotja e lumenjve në fjalë që vjen nga ujërat e zeza të pa trajtuara dhe ujërat industriale të regjionit. Përveç ndikimeve enorme negative në mjedis, ato bëjnë që çdo projekt zhvillimor të shikohet me dozë maksimale mosbesuese se i njëjti do të ketë ndonjë ndikim pozitiv në shoqëri.
  2. Në rrjedhën e proceseve zhvillimore në vendin tonë si një vend në zhvillim, ku kërkesat dhe furnizimi me energji janë ende në definim e sipër dhe ku humbjet e energjisë janë enorme (humbjet teknike dhe komerciale të sistemit energjetik në Kosovë ishin 31.8% më 2015 (EC 2016, pp. 59-60)), janë më se të nevojshme planifikimi dhe zbatimi i politikave dhe programeve për përdorim efektiv dhe efiçent të energjisë. Rrjeti energjetik nuk mundë të jetë efektiv me gjithë ato humbje që i ka dhe duke pasur parasysh mos shtrirjen e tij në kontekstin administrativ ne veriun e Kosovës. Programet e efiçiencës së energjisë janë gjithashtu në hapa embrionalë dhe zbatimi i tyre lë shumë për të dëshiruar. Në këtë realitet, marrja e vendimeve të nxituara në favor të lejimit të impianteve në fjalë pa i konsumuar aktivitetet e lartpërmendura dërgon në rrugë pafund në kontekstin e analizave të kërkesë- furnizimit me rrymë (Collier 2004). Efektiviteti i sistemit dhe zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë duhet të jenë të konsoliduara dhe vetëm kur janë bërë hapat e parë substancial në këtë drejtim, atëherë duhet të vazhdohet me planifikimet dhe zhvillimet paralele për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme. Është nonsens ndërtimi i një morie hidrocentralesh që me vete bartin ndikime të hatashme negative dhe që mbulojnë vetëm 2.2% të bruto konsumit të përgjithshëm të vendit kur mbi 30% e energjisë humbet gjatë transportit, nuk tarifohet (vidhet) apo nuk paguhet.
  3. Duhet bërë analiza dhe si përfundim të revidohet Strategjia e Energjisë së Kosovës në mënyrë që ajo të përfshijë edhe format tjera alternative të energjisë si energjia nga era, dielli, biomasa dhe ajo termale. Me këtë rast duhen paraparë dhe aplikuar tarifa nxitëse edhe për ato burime të energjisë alternative që për momentin nuk i parasheh ai plan (p.sh. të energjisë solare), si dhe në të njëjtën kohë ato tarifa nxitëse të jenë më afatgjata (INDEP&KOSID 2014). Lehtësimet dhe stimulimet e ndryshme nga Qeveria për nxitjen e prodhimit dhe efiçiencës së energjisë nga konsumuesi i fundit (panelat solarë nëpër objekte private dhe publike, utilizimi i fuqisë së erës, prodhime për nevoja të një apo numri të vogël të amvisërive të energjisë nga uji, aplikimi i termoizolimeve nëpër ndërtesa, përdorimi i elektroshtëpiakeve dhe ndriçimit me shfrytëzim sa më të ulët të energjisë, etj.), së bashku me ato që u përmendën më lart në këtë pikë, mundë të ndikojnë substancialisht në arritjen e caqeve të lartpërmendura të kapaciteteve të burimeve të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.

 

 

Aktuale

Pse kaq shumë arkitektë mendojnë se janë më të privilegjuar se sa janë në të vërtetë?

Published

on

Arkitektët më në fund duhet të pranojnë se profesioni nuk është më një rrugë e garantuar drejt prosperitetit dhe bashkimit.

Të gjithë i kemi takuar: të diplomuar në arkitekturë deri në syrin e tyre në borxhe, duke paguar dy të tretat e të ardhurave të tyre në qira dhe duke fituar efektivisht më pak se paga minimale, por që ende identifikohen si “klasa e mesme”.

Pse, pavarësisht se janë të ngarkuar me paga të ulëta dhe orë të vështira, kaq shumë arkitektë mendojnë se janë më të privilegjuar se sa janë në të vërtetë?

Megjithëse foshnjat nepo të arsimuara privatisht me pasuri dhe lidhje familjare dominojnë shumë punë të larta në këtë sektor, shumica dërrmuese e njerëzve që punojnë në arkitekturë nuk janë të pasur. Shumica janë maturantë të zakonshëm të shkollës shtetërore; shumë nuk kanë kursime dhe ngarkesë të lartë pune dhe do ta gjenin shpejt veten të varfër nëse nuk do të ishin më në gjendje të shesin punën e tyre për të përballuar jetesën.

Pavarësisht nëse identifikohen me etiketën apo jo, shumica e arkitektëve janë punëtorë

Në fund të fundit, pavarësisht nëse ata identifikohen me etiketën apo jo, shumica e arkitektëve janë punëtorë.

Pavarësisht kësaj, sindikalizmi në profesion është i ulët. Në Britani, një sindikatë e dedikuar, Seksioni i Punëtorëve të Arkitekturës (SAW), u lançua në vitin 2019, së fundmi duke bashkuar forcat me Unite, ndërsa në SHBA arkitektët mund të regjistrohen me një nga sindikatat e shumta. Megjithatë, megjithëse anëtarësimi u jep punonjësve akses në mbështetje kur përballen me punëdhënës të dyshimtë, shumica dërrmuese e arkitektëve në të dy anët e Atlantikut nuk janë në sindikata.

Megjithëse anëtarësimi në RIBA kushton dy herë më shumë se SAW dhe nuk vjen me ndihmë ligjore falas, mijëra arkitektë të tjerë vendosin t’i bashkohen institutit mbretëror më të shtrenjtë se sindikata e tyre.

Shumë arkitektë ende vuajnë nga orët e gjata qesharake, jashtë orarit të papaguar dhe çështje të tjera në vendin e punës, të gjitha të lidhura drejtpërdrejt me mungesën kronike të marrëveshjeve të njohjes në këtë sektor. Nuk është turp të pranosh se diploma e arkitekturës thjesht nuk është rruga e garantuar drejt prosperitetit të klasës së mesme siç ishte dikur, por si punëtorë që veprojnë së bashku me kolegët, arkitektët kanë ende fuqinë për të përmirësuar profesionin për të mirën e të gjithëve.

Formula është e thjeshtë: bashkohuni me një sindikatë, merrni një marrëveshje njohjeje. Formulari ndjek pagën e drejtë!

Opinion i shkruar nga Phineas Harper, është ish-shefi ekzekutiv i Open City. Ata ishin më parë kryekuratorë të Trienales së Arkitekturës në Oslo 2019, zëvendësdrejtor i Fondacionit të Arkitekturës dhe zëvendësredaktor i Revistës Arkitekturore. Në vitin 2017 ata bashkëthemeluan New Architecture Writers, një program për kritikët aspirantë të dizajnit nga prejardhje të nënpërfaqësuara./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Si arritën të lirohen nga akuza për korrupsion Betim Reçica dhe tre zyrtarët tjerë lidhur me tenderin për Autostradën e Gjilanit?

Published

on

Prishtinë-Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Betim Reçica, dhe tre zyrtarëve tjerë Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini, të cilët akuzoheshin për keqpërdorime në tenderin për Autostradën e Gjilanit.

Shpallja e aktgjykimit për këtë rast u bë të martën nga gjykatësi, Musa Konxheli, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas gjykatësit Konxheli, të akuzuarit e lartcekur lirohet nga akuza pasi nuk është vërtetuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën ngarkoheshin nga Prokuroria.

Në arsyetimin e këtij aktgjykimi thuhet se, fillimisht Prokuroria e ka bazuar aktakuzën në ekspertizën e ekspertit Fehmi Zena, por, më vonë palët kanë propozuar dhe dorëzuar gjykatës edhe një ekspertize të dytë.

“Gjykata më pas ‘ex officio’ ka caktuar një superekspertizë të përbërë prej tre eksperteve të pavarur, e cili është administruar. Superekspertiza ka nxjerre se operatori ekonomik “Gjoka Construstion” ka plotësuar kushtet, pavarësisht që komisioni rivlerësues e ka shpalle të jopërgjegjshëm”, thuhet në aktgjykim.

Ndërkaq, lidhur me pretendimet e prokurorisë për blerjen e një veture të tipit “Audi” nga i akuzuari Reçica, gjykata ka ardhur në përfundimin se vetura në fjalë është e regjistruar në emër të vëllait të Reçicës dhe se nuk janë përmbushur elementet e veprës penale të  shpëlarjes së parave.

Sipas këtij akgjykimi, shpenzimet e procedurës penale për këtë rast bien në barrë të mjeteve buxhetore të gjykatës.

Ndërsa, pala e dëmtuar në këtë rast, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohen në kontest juridiko-civil.

Kundër këtij aktgjykimit, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh në Gjykatën e Apelit.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale më 15 shkurt 2021, Betim Reçica po akuzohet se si ushtrues i detyrës së drejtorit të Prokurimit Publik në Ministrinë e Infrastrukturës gjatë vitit 2017, me qëllim të përfitimit financiar për kompaninë “Gjoka Konstruktion”, ushtroi ndikim të drejtpërdrejtë te Isa Berisha, kryetar i Komisionit Rivlerësues dhe Leonora Limani e Mirdit Emini, anëtarë të këtij komisioni, që ishin vartës të tij, duke i vënë në presion kohor që rivlerësimin e tenderit për ndërtimin e Autoudhës së Gjilanit ta kryejnë për 10 ditë.

Gjithnjë sipas PSRK-së, Betim Reçica akuzohet edhe se në cilësinë ushtruesit të detyrës se drejtorit të Prokurimit Publik në MI, me qëllim të përfitimit financiar për kompaninë “Gjoka Konstruktion”, ka ndryshuar raportin e Komisionit rivlerësues dhe e ka shpallur këtë OE të përgjegjshëm përkundër faktit se e ka ditur se nuk i ka plotësuar kushtet ligjore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Kosova shqyrton me Poloninë mundësinë e hapjes së rrugës për importin e drithërave

Published

on

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Polonisë për Bujqësi, Michal Kolodziejczakun.

Peci tha se me Kolodziejczakun shqyrtuan perspektivat e bashkëpunimit në disa fusha kyçe të cilat sipas tij, janë në interes të të dyja vendeve.

“Shqyrtuam si mundësi për të hapur rrugën për importin e drithërave, për të ndërtuar lidhje të forta në nivel akademik, për të ndarë njohuritë dhe përvojën në përmirësimin e cilësisë së farërave, dhe për të gjetur rrugë efikase për të rritur eksportin e produkteve të Kosovës në tregun polak dhe në zonat përreth tij”, shkroi Peci.

Më tej, ai tha se ky është një hap pozitiv për zhvillimin e bujqësisë së Kosovës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending