Arkitekturë
Shtëpitë tërheqëse të pyjeve me metal të zi
Thellë në pyjet e Quebec-ut, firma kanadeze Appareil Architecture ka ndërtuar një shtëpi të zezë dhe një kabinë të vogël të cilat përputhen së bashku. Chalet Grand-Pic përbëhet nga dy struktura, një e madhe dhe një e vogël, të dyja veshura me çelik të valëzuar të zi.
Bazuar në Montreal, Appareil Architecture e ndërtoi vendbanimin në Austin, Quebec, një zonë malore që kufizohet me shtetin e Vermontit.
Rajoni ka pyje të dendura mbi majat dhe pëllëmbët e saj, dhe përfshin liqenin Memphremagog – një liqen akullnajor i cili mbulon të dy vendet. “Kjo përvojë e terrenit që nga fillimi, na lejoi të kapnim të gjithë potencialin e ambienteve të ndryshme që ishin të pranishme,” tha firma.
Kabina e madhe kryesor ka dy kate, dhe përmban një hyrje, banjo të vogël, kuzhinë të hapur dhe dhomë dite.
“Pronarët donin një hapësirë të ngrohtë, të përshtatshme për të pritur familjen dhe miqtë, në harmoni me mjedisin, një hapësirë me ajër të freskët”, tha firma.
Në brendësi dollapat janë me ngjyrë të bardhë, ndërsa rubineti, dekorimet dhe karriget janë të gjitha të zeza. Dritat varëse në dhomën e ndenjes, kuzhinë dhe shkallë janë projektuar nga Hamster, një markë kanadeze e bazuar në Montreal.
Një mur masiv me xham ndodhet në një fund të dhomës së ndenjes, e cila është e pajisur me një divan të madh të hirtë dhe një oxhak me djegie druri para dritares.
Përtej vendbanimit kryesor është një kasolle e vogël me një kat që shërben si hapësirë shtesë për magazinim.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë3 days ago
Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro
-
Infrastrukturë15 hours ago
Nis ndërtimi i një rruge të rëndësishme në Skenderaj
-
Aktuale2 days ago
Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Aktuale15 hours ago
Kosova shqyrton me Poloninë mundësinë e hapjes së rrugës për importin e drithërave
-
Infrastrukturë2 days ago
Raporti i kredive me probleme për blerjen e pronave nga individët u rrit vitin e kaluar
-
Infrastrukturë3 days ago
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar (VIDEO)
-
Infrastrukturë8 hours ago
Tenderi 22 milionë i Ministrisë së Shëndetësisë favorizoi kompaninë që prezantoi punonjës që nuk i plotësojnë kriteret
-
Auto3 days ago
Bizneset shprehin pakënaqësi me dinamikën e punimeve në zonën historike të Prizrenit