Aktuale
OEAK ua rekomandon konsumatorëve arbitrazhin për zgjidhje të kontesteve
Arbitrazhi dhe ndërmjetësimi mund të përdoren si metoda alternative për zgjidhjen e kontesteve edhe nga ana e konsumatorëve. Kjo u tha sot gjatë një tryeze të organizuar nga Qendra e Arbitrazhit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) me ekspertë ligjorë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.
Drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë, Njazi Shala, tha se në pajtim me Ligjin për Mbrjtjen e Konsumatorit, konsumatorët mund të referohen lehtazi në arbitrazh apo ndërmjetësim. Megjithatë, ai përmendi se që kjo të mund të bëhet e plotfuqishme dhe e zbatueshme, nevojitet nxjerrja e një udhëzimi administrativ, i cili pritet të hartohet nga zyra që ai drejton në periudhën në vijim, duke kërkuar edhe ndihmën e Qendrës së Arbitrazhit të Odës Amerikane lidhur me këtë.
Në anën tjetër, avokati Sokol Elmazaj, që njëherit është edhe Kryetar i Këshillit Drejtues të Qendrës së Arbitrazhit të Odës Amerikane, konfirmoi po ashtu se Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit nuk e ndalon arbitrazhin si metodë alternative të zgjidhjes së kontesteve, duke shtuar se Ligji në fjalë ndalon vetëm imponimin e klauzolave të arbitrazhit nga kompanitë ndaj konsumatorëve, që natyrisht do të ishte kusht i padrejtë në rregullimet kontraktuale. Elmazaj theksoi që Qendra e Arbitrazhit e Odës Amerikanë ofron shërbime të arbitrazhit dhe ndërmjetësimit, qoftë në raste ndërmjet kompanive, apo kompanisë me konsumatorin.
-
Infrastrukturë1 day ago
Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro
-
Aktuale22 hours ago
Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Auto21 hours ago
Kërkesa për vetura elektrike kineze po rritet
-
Infrastrukturë1 day ago
Trena elektrikë në Kosovë dhe Shqipëri? Vendet e Ballkanit tentojnë të modernizojnë linjat hekurudhore
-
Infrastrukturë1 day ago
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar (VIDEO)
-
Auto1 day ago
Bizneset shprehin pakënaqësi me dinamikën e punimeve në zonën historike të Prizrenit
-
Infrastrukturë1 day ago
Në myk e kushte jo të favorshme mësojnë nxënësit e Shkollës Dardania në Prishtinë
-
Tech19 hours ago
6G punon 500 herë më shpejt se telefonat mesatarë 5G