Connect with us

Infrastrukturë

Shqipëria pastron akset rrugore nga objektet e kundërligjshme

Published

on

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit publikojnë rezultatet e shtatë javëve të ndërhyrjes në terren në kuadër të lirimit të nyjeve dhe hapësirave në akset kryesore kombëtare nga tabelat dhe aktivitetet civile/ekonomike të vendosura në kundërshtim me Kodin Rrugor.

Gjatë 7 javëve të fundit është ndërhyrë në pastrimin e akseve si më poshtë:

Tiranë-Elbasan-Pogradec

Levan-Kakavijë

Lezhë-Shkodër-Hani i Hotit

Fier-Vlorë

Fushë Krujë-Ura Drinit-Lezhë

Elbasan-Peqin-Rrogozhinë

Rrogozhinë-Fier

Nyja e Milotit

Mbikalimi i Shkozetit-Plepa-Durrës

Mbikalimi i Dajlanit

Rrogozhinë-Plepa

Vorë – Fushë Krujë

Tiranë-Durrës

Pogradec-Korçë-Kapshticë

Në këtë fazë të ndërhyrjes në terren është kryer largimi nga shtrati i rrugës i 1419 tabelave, 124 kioskave, 39 vendgrumbullimeve të gomave, 24 vendgrumbullime materialesh inerte, 14 konstruksione metalike, 18 konstruksione druri, 8 kontenier, 7 lavazhe, 87 vazo lulesh flamuj dhe objekte të tjera të kësaj natyre. Gjithashtu është ndërhyrë në prishjen e 2 objekteve njëkatëshe dhe 1 objekti dykatësh.

Aktualisht, ARRSH dhe IKMT po ndërhyjnë në aksin Vlorë-Sarandë, Shkodër-Pukë dhe Kukës-Has. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u kujton të gjitha subjekteve se rivendosja e tabelave dhe objekteve që cënojnë sigurinë rrugore pasohet me marrjen e masave ndëshkuese në përputhje me përcaktimet ligjore.

Infrastrukturë

Kulla e parë rezidenciale e Aston Martin hapet në Miami

Published

on

Marka britanike e performancës ultra-luksoze Aston Martin hapi kullën e parë rezidenciale të firmës më 30 prill. Kulla 66-katëshe ndodhet në qendër të qytetit të Miami, ku lumi Miami takohet me Gjirin Biscayne. Kulla 249 metra e gjatë u zhvillua në bashkëpunim me G&G Business Developments dhe pretendon të jetë struktura më e lartë rezidenciale në Florida.

Për projektimin e kullës, ekipi i projektimit të Aston Martin bashkëpunoi me arkitektin argjentinas Rodolfo Miani nga studioja e arkitekturës Bodas Mian Anger. Kompleksi përmban 391 godina dhe pajisje Sky, që përfshin katër nivele të plota të lidhura me një shkallë xhami monumentale, të tilla si një qendër fitnesi, kinema, një simulator virtual golfi, një galeri arti, një sallë konferencash, një qendër biznesi, një sallë lojrash, një spa, dhe një sallon bukurie, të cilat mbulojnë rreth 4000 metra katrorë.

Projekti ka fituar tashmë një sasi të rëndësishme pritjesh nga blerësit e shtëpive ultra-luksoze edhe para përfundimit të ndërtimit. Përpara ditës së hapjes, 99% e 391 godinave u shitën dhe mbi 50 banorë të komunitetit janë pronarë të Aston Martin, të tërhequr nga filozofia unike e dizajnit të markës dhe statusi ikonë mes entuziastëve të makinave.

Ndërtesa kryesore e ndërtesës është “Unique Triplex Penthouse”, një nga shtatë apartamentet nën çati të disponueshme për blerje. Është ende në treg për 59 milionë dollarë dhe përfshin 2500 metra katrorë hapësirë ​​jetese./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Shpërndahen licencat për gjeodetë

Published

on

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Avni Ahmeti, ka shpërndarë licencat për gjeodetë dhe kompani gjeodete.

Kanditatët për licencim fillimisht kanë ndjekur trajnim nga stafi i AKK-së, e mandej i janë nënshtruar procesit të licencimit, respektivisht pas plotësimit të kushteve për licencim, ata janë pajisur me licenca.

Drejtori Ahmeti me rastin e shpërndarjes së licencave i informoi gjeodetët edhe për aktivitet aktuale të AKK-së me theks përgatitjen e Udhëzuesve dhe doracakëve që dalin nga Udhëzimet administrative, duke kërkuar nga ta edhe komente dhe kontribut për përgatitje sa më kualitative të këtyre materialeve të cilat do të shfrytëzohen nga vet gjeodetët në të ardhmen.

Gjithashtu gjeodetët u informuan edhe për detaje për projektet e këtij viti që do realizohen nga AKK-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro

Published

on

Në vlerë prej mbi 43 milion euro është duke investuar Yildirim Energy Europe Kosova, kompani në kuadër të konglomeratit ndërkombëtar YILDIRIM Group në Kosovë. Ky investim që fokus ka energjinë e ripërtrishme do të ndërtohet gjatë këtij viti e që do të rezultojë edhe me vende të reja të punës.

Ky investim me miliona euro që po bëhet në Komunën e Drenasit nga kjo kompani po ashtu do të përmirësojë edhe ekonominë e Kosovës.

Menaxheri gjeneral i Ferronikelit, Cemil Acar gjatë prezantimit të projektit ambicioz për Fermën Solare në Drenas ka thënë se pas shumë mundimeve, punëve dhe procedurave, janë në fazën e fundit për t’ju afruar ndërtimit të impiantit të paneleve diellore.

Ndërsa, shpreson se në fillim të vitit të ardhshëm të vënë në zbatim këtë projekt dhe të mos ketë më ndërprerje të prodhimit.

“Para dy viteve kur blemë Ferronikelin filluam investimet menjëherë atje dhe bëmë maksimumin për ta kthyer atë në një biznes të qëndrueshëm dhe prodhues pavarësisht kushteve të vështira të tregut, pavarësisht kolapsit të çmimit të tregut në nikel, ne nuk ndërpremë dhe vazhduam punën vazhdimisht. Prandaj, kemi shumë projekte në vazhdim që do të na ndihmojnë të realizojmë objektivat tona. Sot kemi një projekt tepër të rëndësishëm që do të na ndihmojë për ta ulur koston dhe për të pas një prodhim të vazhdueshëm siç është projekti i paneleve diellore. Pas shumë mundimeve, punëve dhe procedurave jemi në fazën e fundit për të ju afruar ndërtimit të impiantit të paneleve diellore. Shpresojmë se në fillim të vitit të ardhshëm të vëmë në zbatim këtë projekt dhe të mos kemi më ndërprerje të prodhimit”, tha Acar.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar se më këtë projekt Kosovës i është hapur një rrugë e madhe e suksesit.

Ai derisa ka shprehur gatishmërinë e komunës për bashkëpunim në këtë projekt, ka shtuar se ky investim i madh është po ashtu dëshmi e klimës pozitive në të bërit biznes.

“Sot në Komunën e Drenasit dhe Kosovën po hapet një rrugë e re me perspektivë të madhe që po e bënë kompaninë prestigjioze Yildirim, e cila operon në nëntë fusha në industri, pesë kontinente dhe 57 shtete. Sot ky sukses gëzon çdo qytetar të Drenasit dhe të Kosovës me imazh prosperues… Ky investim i madh për energjinë e ripërtrishme i kompanisë Yildirim është dëshmi e klimës pozitive për biznes dhe në bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, tha Lladrovci.

Ndërsa, zëvendës Ministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka thënë se me projekte të tilla Kosova është në rrugë të mbarë.

“Me projekte si ky i sotmi jemi në rrugë të mbarë, pra, një bashkëpunim i gjithanshëm me përfshirje të sektorit privat për tranzicionin energjetik të Republikës së Kosovës… Ne si ministri mbulojmë edhe sektorin e energjisë edhe minierat ashtu siç mbulon edhe kompania e Ferronikelit. Për sektorin e energjisë muajt e fundit ka qenë në përgjithësi lajm i mirë në Kosovë. Po zbatojmë me përpikëri strategjinë ambicioze të energjisë dhe sektori privat po jep kontributin e paçmueshëm… Gëzohemi që sot kapaciteteve të Republikës së Kosovës do t’i shtohen edhe rreth 57 megavat të energjisë diellore përmes një projekti të sektorit privat që po realizoni në Drenas”, tha Mjeku.

Ndërkaq, ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunc Angili tha se me këtë investim do të krijohen edhe vende të punës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending