Aktuale
Dalin probleme me tenderin e sinjalizimit e rrugëve nacionale e rajonale
Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) e kanë vërshuar ankesat kundrejt Ministrisë së Infrastrukturës (MI), shkruan Ndërtimi.info
Gjatë ditës së sotme vetëm për një tender të ministrisë janë adresuar dy ankesa.
Bëhet fjalë për tenderimin, sinjalizimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve në rrugët Nacionale dhe Rajonale të Republikës së Kosovës për Lotet1, 4, 7 dhe 8.
Ankuesit po pretendojnë se Ministria e Infrastrukturës kka bërë shkelje të dispozitave të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP), nr. 04/L-0421 i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr/L-237, dhe dosjes së tenderit, pikat 9.1 & 9.2.
Kompania “RSM COMPANY” Sh.P.K ndër tjera në ankesën të cilën ka dërguar në Gjykatën e tenderëve ka përmendur se ministria nuk ka respektuar as neni 59-të, pika 4 të LPP, që ka të vë ë me ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve.
Gjithashtu, thuhet se ministria nuk mori parasysh kriteret për dhënien e kontratë.
E ankesa tjetër për po të njëjtin tenderë ka ardhur nga konzorciumi “Sinjal” Sh.P.K & Papanburgu-Adriani Sh.P.K”.
Ishin eliminuar nga gara për dhënie të tenderit, por kompania kërkoi qasje në dokumente zyrtare, por nuk morën asnjë përgjigje në lidhje me këtë.
Edhe këto kompani kanë paraqitur se MI ka bërë shkelje të dispozitave të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP), nr. 04/L-0421 i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr/L-237, dhe dosjes së tenderit, pikat 9.1 & 9.2.
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë2 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Infrastrukturë2 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë1 day ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto1 day ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Aktuale2 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Aktuale2 days ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale
-
Infrastrukturë1 day ago
Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë