Aktuale
Emërohet edhe një zëvendësministër, tani në Minsitrinë e Infrastrukturës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, emëroi zëvendësministër të Ministrisë së Infrastrukturës Rexhep Kadriun.
Në vendimin e marrë nga kryeministri thuhet që Kadriu u emërua zëvendësministër i MI-së për të menaxhuar aktivitetet e kësaj ministrie si dhe për të zëvendësuar ministrin kur ai mungon.
Kadriu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook“ tha se do të punoj me ndershmëri dhe profesionalizëm dhe që sipas tij ky mandat qeverisës do ta ndryshojë imazhin e Kosovës.
Postimi i plotë i Kadriut në “Facebook“:
“Sot, kryeministri i qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush HARADINAJ, më dha besimin që të jem zv/ministër në Ministrinë e Infrastrukturës në qeverinë e Republikës.
Anamorava po përfaqësohet denjësisht në qeverinë Haradinaj. U zotova para kryeministrit, po zotohem edhe para qytetarëve se; do të punoj me ndershmëri e profesionalizëm. Na presin punë të mëdha, sepse ka ndryshua edhe shkolla qeverisëse, edhe dinamika e punës.
Besoj fuqishëm se brenda këtij mandati qeverisës, vendi do të ketë krejt një imazh ndryshe. Ekziston gatishmëri dhe vullnet për punë që pas katër vitesh kjo ministri të mos ketë më çka të punoj.“
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Aktuale2 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Infrastrukturë2 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Infrastrukturë2 days ago
Mali i Zi paditet nga Florin Krasniq për ndalimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në në Plavë
-
Aktuale2 days ago
AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Infrastrukturë2 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë2 days ago
Ministria e Infrastrukturës mbështet Vushtrrinë me 600 mijë euro për asfaltimin dhe rehabilitimin e rrugëve