Featured
Disa nga llojet e shkallëve mbresëlënëse [foto]
Shkallët janë një element shumë i zakonshëm në arkitekturë që zgjojnë shpesh kureshtjen tonë. Por përveç dizajnit modern ne duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe funksionalitetit të tyre. Kur shkallët realizohen mirë, ato tejkalojnë funksionin e tyre parësor dhe bëhen vepra arti skulpturore që i bëjnë vendet e zakonshme me të gjalla dhe më funksionale.
Një dizajn i mirë i shkallëve merr parasysh si formën ashtu edhe hapësirën. Dukë përdorur hapësirën që është në dispozicion dhe duke e shndërruar atë në diçka të bukur që e bën syrin tuaj të shikoj nga maja në bazë. Një zgjedhje e mirë e shkallëve nuk nënkupton hapa gjigantë përkundrazi një dizajn i mirë sipas Arquitectura en Movimiento nënkupton se shkallët duhet ndërtuar me linja të buta , që kanë një rënie të përshtatshme dhe hapa minimalist që ofrojnë ndriçim shtesë për pjesën tjetër të objektit.
Dizajni i shkallëve duhet të nënkuptojë më shumë funksionalitet në hapësirën tuaj të jetesës. Studio e Mieke Meijer ka kombinuar tavolinën, ngarkesën dhe raftet në një njësi. Për një shtëpi ku hapësira është shumë e dobishme zgjedhjet si këto shkalla prezantojnë mënyrën më të zgjuar për të përdorur çdo hapësirë të mundshme.
Shkallet kanë një gamë të gjerë të mundësive të pafundme të dizajnit. Më poshtë mund të shikoni disa nga shembujt më të preferuar të shkallëve moderne.
You must be logged in to post a comment Login