Featured
Ndërtimi – sektor kyq sipas Bankës Botërore në Kosovë

Raporti i Bankës Botërore që është publikuar ditë më parë jep një pasqyrë parashikimi për ekonominë e Kosovës. Ky raport ka qenë shumë shpresëdhënës në rrafshin e rritjes ekonomike duke i parashikuar Kosovës një rritje ekonomike prej 4.4%.
Kjo rritje parashikohet të arrihet në vitin 2017, mbështetur nga investimet, konsumi dhe rikuperimi i eksporteve.
Investimet publike dhe private janë parashikuar të kontribuojnë në rritje për 2.6 përqind (pp). Megjithatë, kontributi i eksporteve neto në rritje do të jetë margjinal, kryesisht për shkak të importeve më të larta për investime publike.
Sipas këtij raporti, ndërtimi si një faktor mjaft i rëndësishem kontribuon me 2.5 për qind rritje të përgjithshme, së bashku me turizmin.
Industria e ndërtimit gjithashtu udhëheq me krijimin e vendeve të punës.
“Performanca e tregut të punës vazhdon të përmirësohet. Pas një rritje të shpejtë të punësimit në vitin 2016, krijimi i vendeve të punës vazhdoi të forcohet në 2017-tën udhëhequr nga ndërtimi, prodhimi dhe akomodimi u rrit për 8.5 përqind nga viti në vit në qershor 2017, më së shpejti në rajon.” thuhet në rajon.
Në këtë raport theksohet se për shkak se rritja e punësimit ishte më e ulët se rritja në pjesëmarrjen e fuqisë punëtore, papunësia u rrit në 30.6 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2017, papunësia e të rinjve ishte 50.9 për qind, dhe papunësia afatgjatë 72.1 për qind. Në fakt, punësimi si pjesë e popullsisë së përgjithshme ishte vetëm 29.9 për qind./ndertimi.info/
